Zjarr pranë burgut në Fushë-Krujë, banorët: Ndodh për të disatën herë

169
Sigal

Një zjarr ka rënë pranë burgut të Fushë-Krujës për të disatën herë gjatë kësaj jave.

Mësohet se i është vendosur flaka ferrave e shkurreve përreth burgut. Sipas banorëve, zjarrin e përsëritur e vendos një person me probleme mendore.

Nuk është hera e parë që bie zjarr afër këtij burgu dhe shpesh herë flakët rrezikojnë edhe sigurinë e të burgosurve.

Akoma asnjë masë nuk po merret që të ndalen ngjarje të ngjashme apo të gjenden autorët.