“Mbështesni çdo protestë që të shpëtojmë Shqipërinë nga vdekje-ndjellësit e rilindjes”

262
Sigal

Ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen keq ndaj kryeministrit Rama, kur e quan atë të paaftë, arrogant dhe të babëzitur për para e pushtet.

“Ky mentalitet dështakësh të frikësuar, kjo arrogancë, kjo babëzi dhe ky banalitet e ka fundin shumë afër. Mbështesni çdo protestë paqësore që ta shpëtojmë Shqipërinë nga hungurinat vdekje ndjellëse të rilindasve të pangopur për para dhe pushtet kriminal”, shkruan Malaj.

Më tej, ish-ministri e quan fjalorin e Ramës ndaj opozitës, fjalor rrugaçëror.

“Ky fjalor rrugaçësh nga kryeministri më i pa afti, më arroganti dhe më i babëzituri i Shqipërisë post komuniste, është prova e qartë se kush na qeveris dhe përse varfërohemi përditë.

Na qeveris një tufë hungëruesish që nuk i kanë lënë pjesë pa i shqyer Shqipërisë tonë të shkretë. Kërkoni në Internet dhe këtë gjuhë alabakësh dhe shpirt të zi ndaj popullit opozitar nuk e gjeni asgjëkundi përveçse në republikat e bananeve të neodiktatorëve..”, shkruan Arben Malaj.