Rama foli për “kriminelë që përdorin adoleshentët” / Ai duhet të fliste për “dhunuesit e adoleshentëve”!

241
Sigal

Rama foli për “kriminelë që po përdorin adoleshentët”; ai duhet të fliste për “dhunuesit e adoleshentëve”!
Një prej tyre është ky sadist i pështire në foto e video pas asaj vrasjeje, fatkeqësisht pjesë e Policisë së Shtetit!
Shikojeni me vëmendje!
Një skuth, barbar e frikacak pa uniformë, pa distinktiv, që më pas vështron përreth me shpresë të fshehjes të asaj sjelljeje të pa imagjinueshme ndaj adoleshentit!
Një i dhunshëm, i cili përpiqet që “metodat” e tij tja “klonojë” dhe atij djaloshi “bashkëpuntor” të hutuar, që po i “mëson zanatin”.
Ai kështu po detyron edhe një të ri të dhunojë një adoleshent.
Ky është keq përdorimi i vërtetë i të rinjve për të cilin duhej të fliste Kryeministri- dhunë e krim i shumëfishtë!
Por sic ai tha sot këto pamje “nuk i paskan arritur”!!
Për cudi “nuk kanë arritur” as te Prokuroria, që duhej të reagonte!!
Sepse ai person njollos Shqipërine e paraqit rrezikshmëri shoqërore jo vetëm për atë që po bën ndaj një adoleshenti të tmerruar, por për shumë më tepër, dhe sepse sadizmin e tij kërkon tja imponojë edhe një të riu tjetër, që është i detyruar ta ndjekë në këtë cmenduri.
Ndëshkimi i tij sipas cdo ligji demokratik e gjykatë të të drejtës, nuk ndihmon vetëm drejtesinë, viktimat e krimit, por dhe “nxënësit” fatkeqë të “mësimdhënies” së tij, nderin e nëpërkëmbur të Policisë!
Një video kjo e pa denjë për një Polici të një vendi në rrugën e integrimit, anëtar i NATO; me kujton vecse ato imazhe filmike të civileve të Gestapos.
Rama për këtë duhej të fliste sot….!