200 fëmijë të zhdukur në Britani, shumica shqiptarë, ministri: Home Office s’ka fuqi t’i ndalojë

108
Sigal

Ministri i brendshëm britanik Simon Murray pranoi se 200 fëmijë azilkërkues, të cilët ishin të vendosur nga Zyra për Punët e Brendshme nëpër hotele janë zhdukur.

Ai tha se 88% e fëmijëve ose 176 ishin me origjinë shqiptare dhe tha se qeveria shpresonte të heqë dorë nga përdorimi i hoteleve për fëmijët sa më shpejt të jetë e mundur.

Murray zbuloi shifrat, të cilat janë grumbulluar që nga korriku 2021 në një raportim para dhomës së lordëve, në përgjigje të deputetit Liberaldemokrat, Paul Scriven.

“Home Office nuk ka fuqi të ndalojë fëmijët azilkërkues të pashoqëruar në këto hotele dhe ne e dimë se disa prej tyre zhduken. Shumë prej tyre që zhduken janë gjurmuar më pas,”- tha ai.

Më herët “Observer” raportoi se nga një hotel i Home Office në Brighton disa fëmijë ishin rrëmbyer nga rruga jashtë objektit dhe ishin futur në makina.

Departamenti u paralajmërua nga policia se fëmijët azilkërkues, që kishin mbërritur së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar, me varka, pa prindër apo kujdestarë, do të ishin në shënjestër të rrjeteve kriminale. Veç qendrës në Brighton, në Britani ka edhe hotele të Home Office për rehabilitimin e fëmijëve azilkërkues të pashoqëruar.

OJQ-të kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për fëmijët, që zhduken nga strehimi dhe kanë ofruar të ndihmojnë Home Office për t’i mbajtur ata të sigurët, por qeveria i ka refuzuar këto oferta.

The Guardian,- citon Philip Ishola, shefi ekzekutiv i organizatës kundër trafikimit të fëmijëve, që ka paralajmëruar për rrezikun e trafikimit të fëmijëve. Laburistët kërkojnë nga qeveria gjetjen e fëmijëve dhe hetimin e çështjes për të vendosur përballë drejtësisë përgjegjësit.

Enver Solomon, shefi ekzekutiv i Këshillit të Refugjatëve, bëri thirrje që të vendosen mekanizma për të lejuar autoritetet lokale të kujdesen për fëmijët.