Presidenti Meta: Ky është një krim kushtetues, ligjor dhe moral i paamnistueshëm!

343
Presidenti Meta ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar si dhe dhunës mafioze të qeverisë së Edi Ramës.
Presidenti shkruan:
Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet.
Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë.
KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM.
Sigal