Largohet nga posti drejtoresha e Autoritetit të Aviacionit Civil, ja kush e zëvendëson (EMRI)

325
Sigal

Këshilli i Ministrave ka publikuar njoftimin ku lajmërohet se Edlira Kraja nuk do të ishte më drejtoresha e Autoritetit të Aviacionit Civil ndërsa po ashtu njoftohet se zëvendësuesi i saj do të jetë Maksim Et’hemaj. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është botuar në fletoren e financave.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

EMËRIMIN E DREJTORIT EKZEKUTIV TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 12, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave.

VE N D O S I:

Z. Maksim Et’hemaj emërohet drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil duke zëvendësuar Edlira Krajën.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.