Kaloi vettingun, Doloreza Musabelliu emërohet prokurore e re e SPAK

543
Sigal

Këshilli Lartë i Prokurorisë ka emëruar me shumicë votash, Doloreza Musabelliun, si prokurore e re e SPAK për një mandat 9-vjeçar pa të drejtë riemërimi.

Mësohet se vendimi është nisur direkt në Presidencë ku prokurorja Musabelliu do të bëjë betimin sot në mesditë.

Musabelliu kaloi shkallën e parë të vetting-ut dhe Komisioneri Publik nuk ankimoi vendimin e KPK, duke e kaluar figurën e saj si të pastër për të vijuar garën si prokurore.

Deri tani SPAK kishte 8 anëtarë të emëruar me mandat të plotë, Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani, si dhe 2 të tjerë të komanduar me mandat 1-vjeçar, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.