Kuçovë, 58-vjeçari hipën mbi pusin e naftës dhe kërcënon të hidhet: Dua punë!

320
Sigal

Një 58-vjeçar nga qyteti i Kuçovës ka hipur pak minuta më parë në një nga puset e naftës në Kuçovë dhe kërcënon se do të hidhet nga lart.

N. Bushi mësohet se i ishte premtuar një punë nga bashkia Kuçovë por prej disa muajsh nuk kishte gjetur zgjidhje.

Në zonë kanë shkuar forcat e policisë që po negociojnë për të zbritur 58-vjeçarin nga kulla metalike.

Sipas informacioneve zyrtare, policia ka marrë njoftim sot rreth orës 11:45 se shtetasi N.B., 58 vjeç, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë, ka hipur në një platformë metalike të pusit të naftës, duke pretenduar se do të hidhet, pasi nuk është sistemuar me punë nga Bashkia.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses si dhe punonjësit e Bashkisë Kuçovë, të cilët po negociojnë me të me qëllim zbritjen e tij.