Braimllari: Bledi Çuçi të sqarojë opinionin publik për mbështetjen që i ka dhënë Rama, ai dhe policia grupeve kriminale

146
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi për situatën e rendit dhe sigurisë në vend.

Braimllari shkruan se Ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit janë nën këmbët e krimit të organizuar dhe as nuk guxojnë të bëjnë detyrën që i takon.

Ai i kërkoi ministrit Çuçi të sqarojë opinionin publik për mbështetjen që i kanë dhënë grupeve kriminale.

Ja çfarë tha Braimllari:

Ministri i Brendshëm duhet të sqarojë opinionin publik mbi mbështetjen që i ka dhënë Edi Rama, ai dhe policia e shtetit grupeve kriminale duke i përdorur gjerësisht në fushatë në funksion të Rilindjes.

Këto drejtues e kthyen Policinë e Shtetit në strukturë mbështetëse të grupeve kriminale.

Ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit janë nën këmbët e krimit të organizuar dhe as nuk guxojnë të bëjnë detyrën që i takon.

Edi Rama e ktheu Policinë e Shtetit në shërbim të grupeve kriminale dhe është përgjegjës kryesor për situatën kriminale në vend.

Policia e Shtetit ka humbur funksionin e saj jo sepse nuk ka profesionistë, por sepse ajo drejtohet drejtpërdrejt nga Edi Rama në shërbim të strukturave kriminale.