Do hynte në Shqipëri, arrestohet në Greqi një shqiptar i kërkuar nga Franca për vrasje

140
Sigal

Një shqiptar tentoi të kalonte në territorin grek, por policia e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në Kakavijë konstatoi se ai ishte në kërkim ndërkombëtar për një krim të rëndë në Francë dhe për rrjedhojë e dorëzuan punonjësve të Sigurimit të Janinës.

Gjatë verifikimit të të dhënave të shqiptarit u konstatua se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti europian nga autoritetet franceze për pastrim parash, grabitje me armë, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe vjedhje të dalluara, me një dënim total prej 15 vitesh burg.

Kështu, ai u arrestua dhe u dërgua në prokurorinë e Gjykatës së Apelit të Epirit, e cila nisi ekstradimin e tij drejt Francës.