Krimit i pasionit në Fier, Drini Derveni i martuar me vajzën e ish-deputetes së LSI

660
Pas ngjarjes që tronditi dje mbarë opinionin publik, ku një 32-vjeçar vrau të dashurën në makinë dhe më pas veten, dalin të tjera detaje të rëndësishme.
Ermira jetonte prej kohësh në Fier, ku kishte një biznes perdesh, ndërsa bashkëshorti i saj jeton në Greqi. Ky i fundit kishte marrë edhe vajzën 6-vjeçare sepse donte ta arsimonte në Greqi, ndërsa mësohet se vinte rrallë në Shqipëri, rreth 1 herë në 3 muaj.
Drini, autori i krimit të dyfishtë, i cili është gjithashtu i martuar dhe ka dy fëmijë. Drini Derveni është i martuar me vajzën e Angjelina Kola, ish deputete e LSI.
Viktimat kishin vite së bashku, ndërsa Drini nuk duronte faktin që Ermira donte të ndahej, madje një herë ai e kishte kapur për flokësh dhe e kishte futur me dhunë brenda në makinë. 
Sigal