Konfirmohet shuma marramendëse që morën grabitësit me thasë pranë Rinasit

504
Konfirmohet 2 ditë pas grabitjes shuma e parave të marra në Qafë Kashar. Grupi hetimor bën të ditur se në makinat e blinduara transportoheshin 2.7 milionë euro, të cilat do të dërgoheshin në Austri.
Çështja i ka kaluar dje Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa grabitja dyshohet se është realizuar nga një grup i strukturuar kriminal.
Ka të dhëna që dëshmojnë se grabitja e të enjtes është kryer nga i njëjti grup që ka realizuar grabitjen e parave të një tjetër banke, të cilat po transportoheshin në Rinas më 3 dhjetor 2015.
Dinamika e ngjarjes dhe skema e përdorur për të realizuar vjedhjen është e njëjta me atë të grabitjes së 2015-ës. Madje, autorët kanë përdorur të njëjtën teknikë duke goditur makinën që kishte paratë në gomën e parë me synimin për ta nxjerrë nga rruga, ashtu siç vepruan edhe në dhjetor të 2015.
Jo vetëm kaq, por mjetet e përdorura për realizimin e grabitjes, njëri prej të cilëve tip “Chevrolet”, konfirmohet i vjedhur në Serbi, si dhe uniforma e zezë e ngjashme me atë të forcave speciale që grabitësit kishin veshur.
Policia ka shoqëruar të paktën 20 persona si të dyshuar për ngjarjen, mes të cilëve edhe persona me precedentë e të sapo liruar nga burgu.
Sigal