Përfundon votimi për kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar të PD, dy kandidaturat

Pas miratimit të rezolutës për zgjedhjen e presidentit të ri, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka votuar për kryetarin e ri.

Të gjithë anëtarët iu drejtuan kutive të votimit, për të zgjedhur një nga dy emrat, Edi Paloka dhe Eleina Qirici.

Sigal

Kujtojmë se Paloka ka qenë edhe më parë kryetar Këshilli.

Ai e ka mbajtur atë pozicion për disa muaj dhe u distancua më 11 dhjetor, ku mori pjesë në Kuvendin e PD të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha.