Furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë doli nga rruga në Lezhë, humb jetën shoferi 50-vjeçar

22
Sigal

Aksident në Lezhë. Furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë del nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi.

Dyshohet se drejtuesi i furgonit pësoi atak kardiak, ndërsa pasagjerët shpëtuan pa lëndime. Ardjan Stafa nga Tirana dyshohet se ka pësuar infarkt.

“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi A. S., rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, sqaron policia.