Biora Vojka: Teknikat ekonometrike dhe studentët doktoralë në UMSH

32
Sigal

Teknikat ekonometrike, zhvillohet në UMSH leksioni i hapur nga Prof. Hacı Mevlüt Karatas me studentët e doktoraturës

Në auditoret e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, u mbajt një leksion i hapur, i dedikuar për studentët e Doktoraturës, nga Prof. Hacı Mevlüt Karatas lidhur me teknikat ekonometrike të përpunimit të të dhënave empirike.

Përgjatë prezantimit të tij Prof. Karatas lektor në një ndër universitetet më të spikatura në Turqi, Giresun  dhe studiues i kësaj metodologjie u shpreh se:  Ekonometria “Është kombinimi perfekt i artit dhe shkencës.” Ai shpjegoi metodat statistikore për të analizuar të dhënat ekonomike dhe për të zhvilluar modele që mund të përdoren për të parashikuar tendencat dhe sjelljen ekonomike. Një ndër modelet që u përfol dhe analizua konkretisht ishte parashkimi se si edukimi ndikon në pagën e një individi me me 19 vite edukim krahas dikujt me 4 vite.

Studentë ndoqën me vëmendje dhe vlerësuan temat e prezantuara si një përvojë e mirë për ta ku u nënvizua rëndësia e interpretimit të teorive ekonomike, matematika dhe konkluzionet statistikore për të përcaktuar sasinë e fenomeneve ekonomike duke i kthyer modelet teorike ekonomike në mjete të dobishme për politikëbërjen ekonomike.

Universiteti Mesdhetar vijon të krijojë ura lidhëse ,duke afruar studentët me metodat më  bashkëkohore të modeleve ndërkombëtare të studimit në të gjitha fushat. Leksioni  u shoqërua me pyetje dhe komente nga pedagogët dhe studentët që morën pjesë në këtë aktivitet.