Memorandumi i Parisit rikthen “flamurin e zi” për anijet shqiptare, pas 11 vjetësh

126
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Memorandumi i Parisit rikthen flamurin e zi për anijet shqiptare pas 11 vjetësh, duke kategorizuar atë me rrezik të lartë për operatorët ndërkombëtarë. Në deklaratën zyrtare, Komiteti i Memorandumit të Parisit (një mekanizëm që kryen inspektimet mbi standardet e anijeve në Evropë) njoftoi se miratoi listat e reja të performancës për flamujt e 70 vendeve që ato kanë në monitorimin. Të 70 vendet u kategorizuan në tre lista, të bardhë, gri dhe të zezë, sipas standardeve të shërbimit dhe sigurisë. Shqipëria  u rendit në vendin e 70, në fund të listës së zezë, i krahasueshëm vetëm me disa vende afrikane. Lista e performancës së anijeve hyn në fuqi më 1 korrik 2021.

Listat e “Bardhë, Gri dhe e Zezë (ËGB)” paraqesin spektrin e plotë, nga flamuj të cilësisë të lartë deri te flamuj me një performancë të dobët që konsiderohen me rrezik të lartë ose shumë të lartë. Renditja në listë është  bazuar në numrin i përgjithshëm të inspektimeve gjatë një periudhe 3-vjeçare. Në anijet shqiptare u kryen mbi 70 inspektime, gjatë periudhës 2018-2020.

“Lista e Bardhë” përfaqëson anije me flamuj cilësorë, me performancë të lartë. Flamujt me një performancë mesatare tregohen në “Listën Gri”. Ky  klasifikim mund të shërbejë si një nxitje për të përmirësuar dhe kaluar në “Listën e Bardhë”. Në të njëjtën kohë flamujt në skajin e poshtëm të “Listës Gri” duhet të jenë të kujdesshëm duke mos lënë pas dore kontrollin mbi të anijet e tyre dhe rrezikojnë të përfundojnë në “Listën e Zezë” vitin e ardhshëm. Lidhur me “Listën e Bardhë, Gri dhe të Zezë” për vitin 2020, renditen një numër i përgjithshëm prej 70 flamujsh, 39 në “Listën e Bardhë”, 22 në “Listën Gri” dhe 9 në “Listën e Zezë”. Në vitin 2019, gjithsej numri i shteteve të flamurit në listë ishte gjithashtu 70 nga të cilët 41 në “Listën e Bardhë”, 16 në “Grey List” dhe 13 në “Listën e Zezë”. Për disa vite, Komiteti ka monitoruar nga afër performancën e anijeve, duke vepruar në emër të shteteve. Nga 1 korriku 2021 lista e re e  performancës së anijeve, do të përdoret për llogaritjen e Profilit të rrezikut të anijeve.

Memorandumi i Parisit ushtron një regjim inspektimi për anijet e regjistruara në porte, përveç atyre që i përkasin vendit ku është porti, me qëllim që të merren masa, kundër anijeve që nuk janë në përputhje me rregullat dhe sigurinë. Inspektorët quhen oficerë dhe u kërkohet të hetojnë pajtueshmërinë me kërkesat e konventave ndërkombëtare. Inspektimet  përfshijnë kontrollimin e anijes dhe personelit nëse janë  me ligjet ndërkombëtare në fuqi, aftësitë e drejtuesve dhe pajisjet e anijes. Në vitin 1978, një numër vendesh evropiane, ranë dakord në Hagë, për një memorandum për auditimin e kushteve të punës në bordin e anijeve, nëse ato ishin në përputhje me rregullat ndërkombëtare.

“Shqipëria  u rendit në vendin e 70 në fund të listës së zezë, i krahasueshëm vetëm me disa vende afrikane”

Shumë herë, anijet tona, qoftë të peshkimit, apo ato tregëtare, janë kapur duke transportuar mallra kontrabandë, si edhe sasi të mëdha lëndësh narkotike, hashash, heroinë, kokainë, si nga  vendet e Lindjes, po kështu edhe drejt vendeve të Perëndimit. Prandaj, edhe ky klasifimin i Memorandumit të Parisit, është një këmbanë alarmi për autoritetet shtetërore shqiptare.