Kostandin Basho pronari i truallit, ku ngrihet kulla “Alban Tower”, kërkon ndërhyrjen e Kryeministrit Z. Edi Rama, për zhvlerësimin që po i bëhet lejes së dhënë prej tij, nga Alban Xhaferri, ndërtuesi i kullës “Alban Tower” dhe “ortaku” i tij, ish-kryebashkiaku Erion Veliaj

01 Batërdia me ndërtimet dhe mashtrimet, Rama kujton sërisht: Do hartojmë një listë të zezë me investitorët abuzues

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar hartimin e një liste të zezë me ndërtuesit që abuzojnë me ligjin. Ai ka mbledhur në një takim drejtuesit e Bashkisë Tiranë dhe deputetët e kryeqytetit, ku ka dhënë direktiva mbi aksionin për lirimin e hapësirave publike. Kryeministri Edi Rama paralajmëron sektorin e ndërtimit: Konfiskim total nëse kalohet leja si në gjerësi, në lartësi si dhe shkelen kontratat mes pronarit, ndërtuesit dhe arkitektit!  Rasti më tipik, është denoncimi që pronari i truallit Kostandin Basho, mbi të cilën është ndërtuar kulla  “Alban Tower” nga një “batakçi” sikurse është ndërtuesi Alban Xhaferri, i cili po mban peng pronarin e truallit Kostandin Basho me kontratën e shkëmbimit. “Do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë të ndërtuesve dhe investitorëve që abuzojnë me territorin dhe shkelin lejet e ndërtimit. Kush hyn në këtë listë do të penalizohet për një numër të caktuar vitesh. Do marrim masat për një kategori ndërtuesish problematikë, që njihen si mashtruesat që nuk linin banorët të futen në pallat apo disa të tjerë si ata që i lënë blerësit e apartamenteve pa hipoteka. Masat për këtë kategori do të jenë drastike. Ju bëj thirrje ta zgjidhin këtë problematike para miratimit të aktit normativ”, tha Edi Rama. Sipas tij, masa do të ketë ndaj gjithë ndërtuesve që i shesin apartamentet nga disa herë, mashtrojnë organet përgjegjëse apo nuk respektojnë kontratën me pronarin e tokës.

NOA

02

Ndërtuesi i kullës “Alban Tower” në qëndër të Tiranës,  ka 20 vjet që mban peng pronarin e truallit me kontratën e shkëmbimit .

Fatkeqësisht konstatoj se në këtë objekt, nga ana e Shoqërisë Ndërtuese, edhe pse projekti i tij mban emrin e një prej arkitektëve më në zë aktualisht, janë realizuar sipërfaqe ndërtimore shtesë, si anësore ashtu edhe në lartësi deri në 2 kate shtesë, dhe 2 kate garazhd, duke e bërë kësisoj objektin të pa rregjistrueshëm në ASHK e duke na mohuar kësisoj edhe të drejtën e përdorimit,

  1. Kostandin Basho, pronari i truallit mbi të cilin është ngritur objekti “Alban Tower” përballë Kishës Ortodokse, kërkon ndërhyrjen e Kryeministrit Z. Edi Rama, pasi po mbahet peng nga pronari i truallit për kontratën e shkëmbimit, ndërtimin e kateve, por edhe të shtesave pa leje nga ndërtuesi Alban Xhaferri. Letrën e parë pronari i tokës Kostandin Basho e ka dërguar më 08/04/2025 . Pasi janë konsumuar të gjitha rrugët institucionale, të pushtetit lokal dhe organeve të tjera ligjzbatuese, pronari Basho, kërkon ndihmën e kreut të qeverisë nëpërmjet një letre të hapur për zgjidhjen e çështjes. Shpresa e tij mbetet z. Rama, dhe këtë besim ai e mbështet në faktin që leja është dhënë dhe firmosur nga Kryeministri Rama, rreth 18 vite më parë, kur ai ishte në krye të Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu pronari i tokës ka bërë edhe 2 kallzime në prokurorinë e Tiranës, çështjen e së cilës e ka regjistruar prokurori z. Afrim Shehu, por ende nuk ka asnjë përgjigje( tetor 2024, ora 13.00). Sipas pronarit Basho, KRT-ja e Tiranës ka dhënë lejen me vendimin nr.106 dt. 29-12-2007. Por nga viti 2007 deri më sot 2025 ende nuk është bërë kontrata e “Shkëmbimit me pronarin e truallit”. Pra edhe pse kjo kontratë duhej bërë që para 18 vitesh, pronarët sot e kësaj dite nuk kanë në dorë shkresën si detyrim ligjor, përpara se të jepej leja e ndërtimit, ose kjo kontratë dyshohet se mund të jetë paraqitur në Urbanistikë e Falsifikuar, sa për të marrë lejen e ndërtimit. Ky dyshim vjen pas deklaratave që pronari, që financon ndërtimin e “Kullës” mburret dhe flet në emër të zyrtarëve lokalë të Bashkisë së Tiranës, ku flitet se pjesa dërrmuese e katit të dytë dhe disa ambjenteve të kësaj kulle kanë “ortakë” edhe ish kryetarin e Bashkisë Tiranë , z.Veliaj. Kjo është arsyeja që në disa regjistrime të organeve të specializuara që po hetojnë bashkinë e Tiranës, si dhe paradhoma e ish-kryetarit, rrëfen se Alban Xhaferri e kishte kthyer zyrën e ish-kryebashkiakut Veliaj si banesën e tij të dytë, sidomos pas letrës së hapur që pronari i truallit Kostandin Basho, i dërgoi Kryeministrit Edi Rama më 08/04/2025. Gjithashtu, kulla Alban Tower, i ka rrëmbyer ndërtesës së ish-ministrisë së Brendshme “Gjethit”, edhe një sipërfaqe toke shtetërore, për të cilën policisë bashkiake të kohës i është kërkuar të mos bëjnë denoncim. Ndaj duke parë aksionin e kryeministrit , kaq shumë të përqafuar nga qytetarët që institucionet të hetonin me detaje “Lejen e ndërtimit”.

Ja letra e Kostandin Bashos :

Lënda; Informim për situatën e pronësisë së truallit në objektin Alban Tower, Tiranë dhe marrëdhënien me pronarin e truallit.

Drejtuar: Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së tij, z. Edi Rama

“Shumë i Nderuar z. Kryeministër! Duke shprehur respektin maksimal për Ju personalisht dhe detyrën Tuaj, më lejoni që duke u prezantuar, t’Ju bëj me dije edhe shqetësimin tim, i cili vlerësoj se mund të prekë sadopak edhe vëmendjen Tuaj. Unë që Ju shkruaj jam Kostandin Basho, pronar i truallit mbi të cilin është ngritur prej Shoqërisë “Al&GI” Shpk objekti Alban Tower. Nga dokumentacioni që njoh jam vënë në dijeni se Leja e Ndërtimit të këtij objekti është lëshuar nga ana Juaj kur keni ushtruar detyrën e Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Kam që prej më shumë se 20 vjetësh që pres nga ana e Shoqërisë realizimin e ndërtimit të objektit e tani që është përfunduar edhe dorëzimi i pjesës sime takuese. Në fakt ky veprim, pra përcaktimi i pjesës takuese të pronarit të truallit, duhet të kishte ndodhur që para nisjes së punimeve ndërtimore. Fatkeqësisht konstatoj se në këtë objekt, nga ana e Shoqërisë Ndërtuese, edhe pse projekti i tij mban emrin e një prej arkitektëve më në zë aktualisht, janë realizuar sipërfaqe ndërtimore shtesë, si anësore ashtu edhe në lartësi deri në 2 kate shtesë, dhe 2 kate garazhd, duke e bërë kësisoj objektin të pa rregjistrueshëm në ASHK e duke na mohuar kësisoj edhe të drejtën e përdorimit, gëzimit e tjetërsimit të pronësisë të pjesëve që sikundër thamë më lart duhet të ishin përcaktuar shumë e shumë vite më parë. Shtesat e këtij objekti i kam konstatuar në fazën e negocimit të përcaktimit të pjesës takuese të pronarit të truallit, proces i kërkuar me forcë nga ana jonë dhe i filluar ato vetëm si rezultat i këmbënguljes sonë të vazhdueshme. Siç duket, Shoqërisë Ndërtuese, sikundër ka bërë në gjithë këtë 20 vjeçar, i intereson të mos i nënshtrohet procesit të ndarjes së pjesës takuese. Në të tilla rrethana, konstatohet qartësisht se objekti ka nota të theksuara paligjshmërie, të cilat kanë pas sjellë edhe mungesën e një kolaudimi teknik, marrjen e një leje përdorimi dhe/apo rregjistrimin e saj rregullisht në rregjistrat e pasurive të paluajtshme. Sinqerisht, duke u munduar të kuptoj edhe përmbajtjen e kuadrit ligjor në fuqi për ndërtimet pa leje, jam në situatë frike për mundësinë ose jo të fitimit të pronësisë mbi sipërfaqet që më takojnë, pasi kuptoj që Shoqëria Ndërtuese mund të përfitojë nga këto procese e të mos na japë pjesën takuese si për pjesën me leje ashtu edhe për atë pa leje, në kundërshtim me parashikimet e Kodit Civil, i cili njeh të drejtën e pronarit të truallit mbi shtesat e realizuara në një ndërtim të caktuar. Për më tepër jam vënë në dijeni se ndoshta edhe nëpërmjet mashtrimit, nga ana e Shoqërisë është lidhur kontratë qiraje edhe me Ambasadën e Izraelit, e cila jam i bindur që nëse do dinte që godina ka shtesa pa leje, nuk do ta realizonte një kontraktim të tillë, për më tepër që një pjesë e këtyre sipërfaqeve, sikundër parashikon Kontrata e Sipërmarrjes na takon edhe Ne në masën 23% (përqindja e kontratës së sipërmarrjes). Nëse nga Ju do vlerësohet se duhet të paraqesim edhe dokumenta provuese përsa deklaruam më lart, mbetemi në pritje të kërkesës Suaj, të cilën do Jua plotësojmë në kohë rekord, por ndërkohë do Ju luteshim sinqerisht në angazhimin tuaj personal e institucional për të përmbushur e respektuar të drejtën time të pronësisë për sipërfaqet takuese, të mohuar për momentin nga Shoqëria “AL&GI” Shpk.

Me respekt,

KOSTANDIN BASHO

Nesër do të lexoni:

Ja kallëzimi i plotë që pronari i truallit Kostandin Basho, dhe avokatët e tij, i kanë drejtuar prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë , me një kallëzim penal ndaj të Akuzuarve Shoqëria “AL&GI” Shpk, Z. Alban Xhaferri dhe personave përgjegjës pranë strukturës së IMT-së së Bashkisë Tiranë.