Mbi 90% e qytetarëve vlerësojnë pozitivisht aksionin e Kryeministrit Rama, për zaptimin e pronave, ndëshkimin penal të ndërtuesve që kanë bërë shtesa në gjerësi dhe lartësi të objekteve dhe kullave si dhe nuk respektojnë kontratat me pronarët e tokës.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja të forta në sektorin e ndërtimit dhe të sigurimeve, gjatë një mbledhjeje me deputetët e Tiranës dhe drejtues të bashkisë. “Çdo shtesë në kulla, pallate e lokale të legalizuar do të shembet”, Rama paralajmëron bizneset. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nuk do të ketë asnjë tolerim për ambientet dhe lokalet, që kanë bërë shtesa pa leje si në gjerësi ashtu edhe në lartësi dhe më pas i kanë legalizuar. Sipas tij, kjo gjë është bërë në shkelje të ligjit dhe kudo që janë zaptuar hapësirat publike do të ndërhyhet. Ai tha se kjo nuk vlen për banesat. “Procesi i legalizimit, në mënyrë abuzive për qëllime përfitimi, kanë zënë hapësirë publike dhe bëjnë vetëdeklarimin që i fut si individë në proces. Procesi i legalizimit është mbyllur në vitin 2020. Asgjë e ndërtuar pas vitit 2020 nuk legalizohet.



















