Shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Bashkim Hoxha ka bërë me dije se : Nis nga biblioteka e Durrësit.Tetë vëllime të krijimtarise sime përzgjedhur me perkujdesje nga shtëpia botuese e mirënjohur JOZEF tashmë do të jenë ditë pas ditë në të gjitha bibliotekat e librit shqip. Faleminderit Teuta Dhima dhe punonjesët e bibliotekës se qytetit tim për vlerësimin.
Bibloteka e Durrës në faqen e saj zyrtare shkruan: Patëm kënaqësinë të prisnim në mjediset e bibliotekës, gazetarin dhe shkrimtarin Bashkim Hoxha. Vizita e tij e pasuroi bibliotekën me kolanën prej tetë vëllimesh të veprës së tij të zgjedhur, ku secila përmban brenda saj dy romane, të përzgjedhura sipas ngjashmërisë tematike.
Botimi vjen në duart e lexuesit nga shtëpia botuese Jozef dhe i ofron atij jo thjesht një përmbledhje, por një rikompozim kuptimor ku vepra shihet me sy retrospektiv dhe autori, bëhet redaktor i vetvetes.
Ndërton ura mes romaneve, të cilat ndoshta nuk i kishte konceptuar si të lidhura në kohën kur u shkruan, por tani zbulon një fije të përbashkët: një temë, një atmosferë, një konflikt.
Lexuesi, përmes kësaj përzgjedhjeje dhe bashkëlidhjeje, do të ketë një strukturë të re leximi, që vjen më e thelluar, më e qëllimshme.
Me botimin e kësaj vepre, të zgjedhur, Hoxha ka ripërkufizuar vetveten si autor. Veprat marrin kuptim të ri kur vendosen në një binom tematik siç janë vendosur tani romanet.
E gjithë trashëgimia letrare e fiksuar në një kolanë veprash, një përzgjedhje që, ndryshe nga botimet e veçanta, mund të mbijetojë më gjatë si strukturë e qëndrueshme e leximit së veprës së tij.
Cilët janë ata që do të përfitojnë nga ky botim, përveç institucionit që pasurohet me krijimtari të zgjedhur dhe cilësore?
Lexuesit, të cilët ftohen jo vetëm të shohin çfarë ka ndodhur në secilin roman, por si bashkëjetojnë idetë në të gjitha romanet.
Kritikët letrarë që për qëllime studimore duan të analizojnë veprën, lidhjet e brendshme, kontraste apo zhvillime në mendimin e autorit që ndryshe do ishin më pak të dukshme.
Dhe leximi në vetvete nga linear, kthehet në tematik.
Ribotimi i krijimtarisë letrare, tregon që vepra letrare nuk është një objekt i mbyllur në kohë. Ajo mund të rishkruhet përmes mënyrës si vendoset në rafte, si përzgjidhet, si e interpreton vetë autori. Dhe në këtë rast, autori bëhet narrator i jetës së vet letrare.
Përgëzojmë autorin Bashkim Hoxha i cili e nisi këtë tur të shpërndarjes së veprave të zgjedhura nga biblioteka e qytetit të tij. Tur që do të vazhdojë edhe në bibliotekat publike të qyteteve të tjera. Suksese Bashkim Hoxha dhe krijimtari të begatë.
Takimi u dokumentua nga Mjeshtër Gëzim Domi.

Librat jehonë të Bashkim Hoxhës
Publicisti,regjisori, shkrimtari dhe skenaristi i shquar , Bashkim Hoxha po shpalos vlera të veçanta të publicistikës dhe realitetit social. Ndaj dhe veprat e tij janë shumë të preferuara në, vende ballkanike dhe europiane.Ja disa nga krijimet që po bëjnë jehonë në Shqipëri dhe vende Europiane:
01
GRUAJA E SHIUT dhe VITO janë dy romanet e përzgjedhur për librin e tretë te kolanës me tetë vëllime të krijimtarisë sime 50 vjeçare, një botim special i JOZEF destinuar për bibliotekat publike të librit shqip.

02
Në vëllimin e dytë të kolanës prej 8 librash të porsabotuar nga JOZEF janë përzgjedhur:
KRONIKAT E MJEGULLES, botuar së pari në 2019 në Tiranë nga ONUFRI
NJË DITË SI SKËNDERBEU botuar në fillim në Prishtinë nga OM ne vitin 2018.

Aleksi. Midis librave të gjyshit, para se të marrin udhën drejt lexuesit.























