Hënë e kuqe flakë,
më fute në merakë!
Her del her humbet,
qefi ku të ka mbet.
Hënë e kuqe si gjaku,
me ty të zë meraku!
Kush të ka mërzitur,
kimetin stka ditur.
Je dashur, je zjarr,
lule bukur plot hektar.
Natën e zbukuron,
me dritën që ndriçon.
Kur e plotë je hënëzo,
mirësi shpërdan ngado.
Të shikojmë e të kërkojmë,
dëshirat na i plotëso.
Hënë e netve të mira!
Mos të humbtë bukuria.
Dil moj e na ndriço,
hënë e bukur hënëzo!



















