Deti që s’më lë të ik!
Ca dallgë më ndjekin pas, më spërkasin,
dhe dielli varet nëpër dallgë.
Dallga më thot; rri mos ik!
Thirrja e dallgës dëgjohet deri larg.
Jehon lart në Malin përkarshi,
Radhimë e bukur s’më lë të ik,
dallga e detit derdhet si lot.
Po iki, po i lë anijet!
Litarët kanë hedhur në spirancë.
Ca marinarë të lodhur po presin,
nga rruga e lodhshme dhe e gjatë.
Një plak ngre dorën, detar i vjetër,
dora e rreshkur në diell.
Buzëqeshja e tij varej në mjekërr,
Bir, hajde këtu ktheu prap.
Një kafe kishim pirë bashkë,
dhe një gotë raki Skrapari,
I dua njerëzit që shtëpinë e kanë nga Mali më tha,
Miqësia mal e det, kufi nuk ka!
Nuk iki dot nga ky det e mal,
por prap i qetë nuk jam!
Kam lënë ca vogëlush atje larg,
që gjyshrit i kërkojnë ditë e natë!























