Sa shumë zëra
dhe kurkush nuk pyet dritën:
Ç’u bë jeta ime?!
Sa shumë zëra
dhe kurkush nuk pyet detin:
Përse ke lindur?!
Sa shumë zëra
dhe kurkush nuk po i pyet vrasësit e Gaza-s:
Për çfarë u duhet gjaku?!
Përthyhen gishtat e plakur të një presidenti
mbi hënën që derdh lotë.
Nata fle!























