Korçë/ Motori përplaset me një biçikletë, dy persona transportohen me urgencë në spital

57
Sigal

Një aksident është ditën e sotme në Korçë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Starovë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një motorr dhe një biçikletë. Si pasojë e goditjes janë dëmtuar të dy drejtuesit të cilët janë transportuar në spitalin e Pogradecit, të cilët mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.