Ndodh edhe kjo, burri në Shkodër tenton të vrasë me armë qenin endacak, plagos aksidentalisht një kalimtar

51
Sigal

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shkodër ku një person ka qëlluar më armë aksidentalisht një kalimtar, ndërsa tentonte të vriste një qen endacak. Ngjarja është shënuar në fshatin Naraç të Vau i Dejës.

Në njoftimin e shkurtër të policisë mësohet se personi i dëmtuar fatmirësisht nuk ka marrë plagë të rëndë dhe është larguar në banesë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vau Dejes referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, sepse gjatë tentativës për të vrarë me armë gjahu, një kafshë endacake (qen), ka dëmtuar aksidentalisht, shtetasin P. M., i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar në banesë” informoi sot policia e Shkodrës