Shfrytëzonte seksualisht një 30-vjeçare, arrestohet tutori teksa tentonte të largohej nga Shqipëria

45
Sigal

Është vënë në pranga një 28-vjeçar, ndërsa akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një 30-vjeçare nga Greqia.

I riu,  Filippo Papagiannis banues në Greqi u kap në Kapshticë teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.

“Nga hetimet ka rezultuar se 28-vjeçari, gjatë këtij muaji, ka shfrytëzuar për prostitucion një 30-vjeçare nga Greqia, ndaj së cilës filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni” informoi policia e Durrësit. Operacioni policor i koduar “Indicia” erdhi si rezultat i një hetimi disajavor, me metoda proaktive nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të policisë së Durrësit”, njofton policia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, i ka vjedhur 30-vjeçares, një shumë parash. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij.