KONSULLATA/ KRITERET PËR PUNËSIM NË SHBA

1424
Punësimi në SHBA, kushti për t’u paraqitur për intervistë
Ambasada amerikane jep këshillat për mënyrën e përdorimit të vizave për të evituar gabimet. Si veprohet me gratë shtatzëna
1 – Jam një djalë që jetoj në Itali me dokumente të rregullta. Për shkak të krizës kohët e fundit kam punuar shumë pak. A është e mundur të marrësh një vizë pune për në Amerikë? Unë punoj në fushën e ndërtimit.
Zyra konsullore: Vizat e punës janë të specifikuara: Ju duhet të jeni i kualifikuar për punën; punëdhënësi t’ju bëjë peticion pune me USCIS dhe vetëm pasi peticioni është miratuar ai vjen tek ne për shqyrtimin e vizës. Pra, niseni procesin me punëdhënësin në SHBA. Lexoni këtu: https://al.usembassy.gov/…/non…/punonjesit-e-perkohshem/ dhe këtu: https://al.usembassy.gov/…/employment-based…/”.

2 – Kam një vizë turistike që e kam marrë në fillim të vitit, kam qenë në Amerikë në fillim të marsit 2 javë. Nëse në muajt e verës ose më vonë kam dëshirë të udhëtoj sërish për turizëm, a mund të shkoj me këtë vizë? A duhet të hyj sërish në ambasadë? Çfarë rregullash ka?
Zyra konsullore: “Mendoj që ju mundeni, sërish për një kohë të shkurtër”.

3 – Po përgatisim dokumentet për NVC. Çështje F4. Babi aplikoi në Ministrinë e Drejtësisë greke për dëshminë e penalitetit, por nuk i dhanë asnjë dokument që të vërtetojë aplikimin. I thanë që dëshmia i shkon ambasadës pa problem. Kemi përgatitur dosjen për t’ia dërguar NVC. Ka problem që nuk i dhanë asnjë dokument vërtetues Ministria e Drejtësisë në Greqi?
Zyra konsullore: “Interesante në fakt, pasi duhej të kishte një vërtetim që ka aplikuar. Mendoj që një vetë-deklarim si p.sh.: “I declare that i have applied for the Greek Police clearance and it will be forwarded directly to the U.S. Embassy as per the reciprocity schedule”, shpresoj t’ju ndihmojë”.

4 – Nëse posedon një vizë turistike dhe je shtatzënë, a lejohet të udhëtosh dhe të lindësh në SHBA dhe a penalizohesh në të ardhmen (gruaja ose fëmija), gjithmonë duke paguar çdo shërbim ndaj shtetit amerikan?
Zyra konsullore: “Kini parasysh që një vizë turistike ka për qëllim lejimin e udhëtimit deri në pikën kufitare. Vendimin për t’ju lejuar hyrjen ose jo e ka zyrtari i Mbrojtjes së Kufirit dhe Doganave. Ju duhet të tregoni qëllimin e vizitës dhe nëse ju lejohet hyrja në SHBA, ju duhet të paguani çdo tarifë spitalore dhe të mos përdorni asistencë publike”.

5 – Shoh “Visa Bulletin” për kategorinë F2B e jam në pritje me datën prioritare 18 korrik 2011. Edhe sa mundet të më vonohet, pasi kam 7 vite dhe NVC ka gati 1 vit që i ka marrë të gjitha ato dokumente që ka kërkuar?
Zyra konsullore: “Kategoria e vizës imigruese është F2B – djalë/vajzë mbi 21 vjeç i pamartuar i Banorit të Përhershëm të Ligjshëm, dhe aktualisht koha e pritjes është rreth 6-7 vite (por që ndryshon). Për muajin prill 2018 janë aktuale çështjet /peticionet e dorëzuara tek USCIS përpara datës 8 prill 2011. Data që peticioneri në SHBA ka dorëzuar peticionin tek USCIS quhet data juaj prioritare. Ju duhet të ndiqni buletinin e vizave mbi ndryshimin e datave aktuale për kategorinë tuaj. Lexoni mbi vizat që përfitohen nga familja: https://al.usembassy.gov/…/family-based-immigration-sq/. Buletini i vizave ndryshon çdo muaj dhe e gjeni këtu: https://travel.state.gov/…/en/law-and-policy/bulletin.html. Shikoni datën në kollonën “All Chargeability Areas Except Those Listed” për kategorinë e vizës suaj. Të gjitha peticionet e dorëzuara përpara asaj date janë aktuale për t’u shqyrtuar. Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) fillon procedurën e mbledhjes së dokumentacionit të nevojshëm disa muaj përpara se çështja juaj të jetë aktuale, në mënyrë që ju të mos humbisni kohë me këtë procedurë dhe cështja juaj të jetë gai sapo ajo të jetë aktuale. Mbi përgatitjen për intervistë: https://travel.state.gov/…/iv-dv…/TIA_Tirana.pdf. Kujdes: në mënyrë që ju të ruani këtë kategori vize, ju nuk duhet të ndryshoni statusin tuaj civil”.

6 – A ka një kontratë pune për në Amerikë?
Zyra konsullore: “Vizat e punës janë të specifikuara: Ju duhet të jeni i kualifikuar për punën; punëdhënësi t’ju bëjë peticion pune me USCIS dhe vetëm pasi peticioni është miratuar ai vjen tek ne për shqyrtimin e vizës. Pra, niseni procesin me punëdhënësin në SHBA. Lexoni këtu: https://al.usembassy.gov/…/non…/punonjesit-e-perkohshem/ dhe këtu: https://al.usembassy.gov/…/employment-based…/”.

7 – Kam djalin në Amerikë me “green card”, dua t’i bëj një vizitë në verë kur marr leje vjetore në punë. A mund të aplikoj për vizë dhe çfarë dokumentesh më duhen?
Zyra konsullore: Për të aplikuar për vizë jo-emigrimi (p.sh.: biznes, turist, vizitor, student, punë, etj.), ju lutemi të ndiqni hapat e mëposhtëm:

1. HAPI I PARË: Plotësoni Aplikimin Online
Secili aplikant, pavarësisht moshës, duhet të plotësojë formularin e aplikimit për vizë jo-imigrimi DS-160 online tek https://ceac.state.gov/genniv/. Gjatë aplikimit, ju do të ngarkoni edhe një fotografi dixhitale që i përmbush standardet e Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore. Pasi të keni plotësuar formularin DS-160, printoni fletën e konfirmimit që mban barkodin e aplikimit tuaj. Ju duhet ta sillni këtë fletë konfirmimi kur ju të paraqiteni në Ambasadën Amerikane në Tiranë për intervistën tuaj për vizë.

E RËNDËSISHME: Plotësoni të gjithë informacionin me saktësi në formularin DS-160. Nëse keni përdorur emër ose mbiemër tjetër për shkak të martesës apo për arsye të tjera, ju duhet të vendosni tek DS-160 të gjithë emrat dhe mbiemrat e mëparshëm. Nëse nuk vendosni informacionin e saktë, do të krijohen vonesa në shqyrtimin e aplikimit tuaj për vizë. Formulari duhet plotësuar në Anglisht; për ndihmë ju lutemi lexoni udhëzimet në Shqip (PDF 251 KB).

2. HAPI I DYTË: Paguani Tarifën e Vizës
Secili aplikant, pavarësisht moshës, duhet të krijojë një llogari duke pёrdorur njё nga mёnyrat e mëposhtme për të paguar tarifën e vizës dhe për të caktuar takimin për vizë:
• Në internet: https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv
Me telefonon nё numrin: +355-044-500-037; ose 703-520-2498 nga SHBA;
Me shёrbimin Skype nёn emrin usvisaalbania.
Pasi të keni krijuar një llogari, bëni pagesën tek banka BKT duke printuar fletën e pagesës nga sistemi (PDF 182 KB) për tarifën e vizës jo-emigruese. Pasi të paguani tarifën ju duhet për të caktoni një takim siç jeni udhëzuar.

3. HAPI I TRETË: Rinovim i vizës me postë ose Caktimi i Takimit për Vizë
Nëse ju po rinovoni një vizë që ka skaduar brenda 12 muajve, dhe kjo vizë ishte lëshuar në Tiranë, si dhe ju po aplikoni për të njëjtën kategori vize për të cilën kishit aplikuar edhe në vizën e fundit, atëherë ju mund të mos paraqiteni në Ambasadë për intervistë. Hyni tek llogaria juaj tek https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv dhe përgjigjuni pyetjeve të rinovimit të vizës me postë për të parë nëse kualifikoheni. Këtu do të gjeni një shembull të pyetësorit (PDF 208 KB).
Nëse ju nuk kualifikoheni për rinovimin e vizës me postë, atëherë ju duhet të caktoni një takim për t’u paraqitur në Ambasadë. Ju mund të:
• Hyni tek llogaria juaj tek: https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv;
Me telefonon nё numrin: +355-044-500-037; ose 703-520-2498 nga SHBA;
Me shёrbimin Skype nёn emrin usvisaalbania.
Kërkesat për takimet të përshpejtuara për intervistë konsiderohen vetëm në rrethana të kufizuara, dhe mund të kërkohen vetëm pasi të keni plotësuar të gjitha hapat më lart.

4. HAPI I KATËRT: Përgatituni për Intervistën Tuaj
Ju duhet të sillni dokumentacionin e mëposhtëm a) në intervistën tuaj nëse do të intervistoheni personalisht, ose b) me postë nëse po rinovoni vizën me postë:
Pasaportën tuaj;
Fletën e konfirmimit të formularit DS-160 që përmban barkodin dhe fotografinë tuaj;
Një fotografi me përmasa 5×5 cm;
Fletën e takimit për intervistë që printuat nga https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv”. 
Si duhet përdorur viza
Kini parasysh që viza turistike ka për qëllim një qëndrim për një kohë të shkurtër në SHBA – viza turistike NUK është për të jetuar në SHBA dhe as për të punuar atje. Përndryshe, ju mund të gjendeni i papranueshëm sipas ligjit të imigracionit. Në përgjithësi, ju duhet të qëndroni për aq kohë sa ju keni deklaruar në aplikimin tuaj për vizë. Gjithashtu, brenda një viti nuk mund të qëndroni më shumë se gjashtë muaj në total. Me vizë turistike është e ndaluar të punoni në SHBA. Nëse oficeri i imigracionit ngre dyshime që qëllimi juaj i vizitës nuk është turistik, por për punë, juve mund t’ju revokohet viza. Dhe kini parasysh që keqpërdorimi i vizës ndikon edhe tek bashkëkombasit tuaj. Lexoni më poshtë pyetje të Shtruara Shpesh:

Pyetje: Sa kohë mund të qëndroj në Shtetet e Bashkuara?
Zyrtarët e kufirit të Shteteve të Bashkuara përcaktojnë se sa kohë mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara. Për shumicën e mbajtësve të vizave të vizitorit (B1/B2), koha maksimale e qëndrimit është në përgjithësi gjashtë muaj në një vit kohor. Studentët, vizitorët e e programeve të shkëmbimit dhe punëtorët e përkohshëm janë në përgjithësi të pranuar për kohëzgjatjen e statusit (e shkruar “d/s” në pasaportën tuaj). Pavarësisht nga kjo, për të shmangur në të ardhmen problemet me vizën apo me hyrjen në Shtetet e Bashkuara, qëllimi dhe koha e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara duhet të jetë në përputhje me çfarë keni thënë në aplikimin për vizë.

Sa kohë mund të qëndroj me vizën B1/B2 në SHBA? Ambasada e Shteteve të Bashkuara lëshon viza 3-vjeçare. A do të thotë kjo që unë mund të qëndroj në SHBA për tre vite?
Një vizë nuk garanton hyrjen në SHBA, por ju lejon të vini nga jashtë e të udhëtoni në pikën e hyrjes në SHBA dhe të kërkoni leje për të hyrë në SHBA. Zyrtarët e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, kanë të drejtën të japin lejen apo të mos pranojnë hyrjen në SHBA, si dhe të përcaktojnë se sa kohë mund të qëndroni. Ky zyrtar, pasi ju lejon hyrjen, ju vendos një vulë në pasaportë, ku ka ose një datë, ose një shënim D/S (duration of Status). Nëse vula juaj e pranimit ka një datë specifike, atëherë ju duhet të largoheni nga SHBA përpara kësaj date.
Për shumicën e vizave të vizitorëve (B1/B2), maksimumi i kohës është zakonisht gjashtë muaj në një vit kohor. Kini parasysh që në përgjithësi nuk lejohet të punosh në SHBA ndërkohë që je me vizë turistike. Për të shmangur probleme të mëvonshme me vizën apo probleme me hyrjen në SHBA, qëllimi dhe kohëzgjatja juaj e udhëtimit duhet të jetë në përputhje me kohën që keni deklaruar gjatë aplikimit tuaj për vizë dhe gjatë intervistës suaj në Seksionin Konsullor.

Kam qëndruar gati gjashtë muaj në SHBA, u ktheva për tre javë në Shqipëri, dhe dua të iki përsëri në SHBA, a mundem?
Jo. Një vizë 3-vjeçare nuk do të thotë që ju mund të qëndroni në SHBA për tre vite. Në përgjithësi ju nuk mund të qëndroni më shumë se gjashtë muaj në një vit. Nëse ju e bëni një gjë të tillë, zyrtari i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit do jua anulojë vizën dhe do ju kthejë mbrapsht. Qëndrimi përtej afatit të lejuar nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, apo qëndrimi jashtë statusit në SHBA është shkelje e ligjit të imigracionit të SHBA-së dhe mund t’ju bëjë ju të papranueshëm për vizë në të ardhmen.
Sigal