KLSH kallëzon në prokurori drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës

697
Sigal

Gazeta Telegraf/

Kontrolli
i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit ka zhvilluar auditim në Autoritetin
Portual Durrës, për periudhën 1 nëntor 2013 deri më 30 prill 2016 të
veprimtarisë së këtij autoriteti, në përfundim të të cilit KLSH ka rekomanduar
50 masa organizative, 35 masa për shpërblim dëmi dhe 21 masa disiplinore, si
dhe me shkresën nr. 415/21, datë 2.11.2016 i ka përcjellë Prokurorisë së
Rrethit Gjyqësor Durrës, kallëzimin penal ndaj Drejtorit të Përgjithshëm
Ekzekutiv të APD, z. G.Sh, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Nga auditimi rezultuan një sërë shkeljesh të
dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi dhe më konkretisht:

1. Shkeljet e konstatuara në lidhje me procesin e
shkarkimit, depozitimit dhe evadimit i tubacioneve, materialeve të nevojshme si
dhe makinerive të projektit TAP.

Nga auditimi rezultoi që:

• Procesi i shkarkimit, depozitimit dhe evadimit të tubacioneve, materialeve të
nevojshme si dhe makinerive të projektit TAP është realizuar nga kompania [X-1]
dhe jo nga vetë Porti i Durrësit, i cili sipas ligjit është i vetmi Autoritet
Portual në Republikën e Shqipërisë që gëzon të drejtën për organizimin e
shpërndarjen e ngarkesave (cargo) nëpër terminalet e tij, duke krijuar kështu
të ardhura të munguara për APD dhe Buxhetin e Shtetit në vlerë 71,168,800 lekë.

• Kompania EMS-APO e cila ka kryer shkarkimin e
tubacioneve dhe të materialeve të tjera të TAP nuk ka patur licencën e
stivadorit dhe për rrjedhojë kompania [X-1] nuk i ka paguar APD-së tarifën e
ushtrimit të një aktiviteti të tillë, në vlerën 3,600,000 lekë, vlerë e cila
është e ardhur e munguar për APD dhe Buxhetin e Shtetit.

•Porti i Durrësit nuk ka zhvilluar asnjë procedurë
konkuruese për përzgjedhjen e kompanisë stivadore dhe kompania [X-1] është
lejuar të ushtrojë veprimtarinë e saj në kushtet e një monopoli, duke mos
lejuar shoqëritë e licencuara të ngarkim-shkarkimit (stivadorët) të kryejnë
përpunimin e anijeve.

•Kompania [X-1] nuk ka disponuar kapacitet e nevojshme
për të kryer këtë shërbim, sipas kërkesave të dërguara nga TAP me shkresën nr.
2170, datë 06.07.2015 dhe gjithashtu kompania [X-1] nuk ka vënë dispozicion
dokumentacionin e kërkuar nga APD në kundërshtim me nenin 12.1.5 të
marrëveshjes koncensionare.

2. Shkeljet e konstatuara në lidhje me marrëveshjen e
lidhur për vlerësimin e planit të sigurisë.

Nga auditimi rezultoi që:

•Marrëveshja nr. 614, datë 25.02.2015, për vlerësimin e planit të sigurisë,
ndërmjet APD, DPD dhe shoqërisë [X-2], në vlerën 126,000 EUR, është lidhur në
kundërshtim dhe në keqinterpretim të përcaktimeve ligjore të bëra në Ligjin nr.
9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, me qëllimin e
shmangies së konkurrencës.

• Referuar ekstraktit të regjistrit tregtar, 75% e
aksioneve të kompanisë [X-2] zotërohen nga aksioner të huaj të panjohur dhe të
pa autorizuar nga organet e ngarkuara me ligj për sigurinë kombëtare.

• Me shkresën nr. 115/8, datë 30.10.2014, është
caktuar që përgatitja e vlerësimit të sigurisë dhe hartimin e planeve të
sigurisë në Portin e Durrësit do të bëhej nga kompania [X-2], dhe me Vendimin
nr.

38, datë 05.11.2014 2014 Këshilli Drejtues i APD-së ka miratuar krijimin e një
fondi për këtë qëllim, në vlerën 16,000,000 lekë, duke mos u bazuar në asnjë
referencë përsa i përket përcaktimit të kësaj vlere.

• Vlera prej 126,000 Euro që i është likuiduar pa
asnjë procedurë prokurimi shoqërisë [X-2] konsiderohet si dëm ekonomik për APD
dhe Buxhetin e Shtetit.

3. Shkeljet e konstatuara në lidhje me likuidimet e
bëra ndaj shoqërisë [X-3].

Nga auditimi rezultoi që:

• Autoriteti Portual Durrës (APD) ka likuiduar për llogari Projektit BEI-BERZH
dhe shoqërisë [X-3] për kalatën 7 dhe 8, vlerën prej 1,168,120.51 EUR.

Për likuidimin e kësaj vlere janë lidhur dy
aktmarrëveshje në vlerat 371,237 EUR dhe 726,073 EUR në kundërshtim me:

-Ligjin nr. 9691, datë 08.03.2007 “Për ratifikimin e “Marrëveshjes financiare
ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës
Evropiane të Investimeve (BEI) për financimin me kredi të Projektit “Ndërtimi i
terminalit të trageteve dhe shesheve përreth në Portin e Durrësit”.

-Ligjin nr. 9758, datë 21.06.2007 “Për ratifikimin e
“Marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës
Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për marrëveshjen e kredisë ndërmjet
Autoritetit Portual Durrës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim
(BERZH), për financimin e projektit “Ndërtimi i terminalit të trageteve dhe i
shesheve përreth në Portin e Durrësit”.

– VKM nr. 775, datë 24.09.2010 “Për administrimin e
financimeve të huaja në Republikën e Shqipërisë”; pika 2, 12, 17, 21, 22.

-VKM nr. 692, datë 10. 11.2005 “Për miratimin e strategjisë së ripunuar
“Konsolidimi i një sistemi planifikimi të integruar në Shqipëri”, pika 6.

– Rregulloren e brendshme të miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 69
datë 15.10.2012 të Këshillit Drejtues të APD, pika 4, nënpika 7/i.

– VKM nr. 596, datë 10.9.2004 “Për miratimin e statutit të Autoritetit Portual
Durrës dhe për riorganizimin e tij”, neni 9, pika 3.

– Udhëzimin e MF nr. 36, datë 10.08. 2009 “Për hartimin e regjistrit të borxhit
shtetëror dhe garancive shtetërore të huas”, neni 2.

– Udhëzimin e MF nr. 22, datë 05.10.2011 “Për publikimin e të dhënave të
borxhit të qeverisjes se përgjithshme dhe hartimin e raportit te tij”, neni 7,
pikat 5 dhe 6.

• Referuar shkresës së Ministrisë së Transportit dhe
Infrastrukturës nr. 7541, datë 12.12.2014, protokolluar në APD me nr. 689, datë
11.12.2014, Raporti i Ekspertit teknik i njeh kontraktorit, vlerën prej
813,860.58 EUR, të përbërë nga:

-Punime shtesë në vlerën 149,178.15 EUR.

-Rregullime në çmim në vlerën -252,214.21 EUR.

– Paraja e mbajtur 829,109.12 EUR.

-Vonesa në pagesa 79.131.52 EUR

-50 % e kostos së DAP 8,656 EUR

Sa më sipër, vlera prej 354,260.51 EUR, e cila
përfaqëson diferencën ndërmjet vlerës së likuiduar ndaj PIU-t dhe shoqërisë
[X-3] prej 1,168,120 EUR (respektivisht në vlerat 1,097,310 EUR dhe70,810.40
EUR) dhe vlerës së njohur nga Raporti i Ekspertit, prej 813,860 EUR,
konsiderohet si dëm ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit.

Në rast se vlerës prej 354,260.51 EUR do ti shtonim
edhe vlerën prej 87,787 EUR, e cila përfaqëson penalitetet e bankës për
mosparaqitjen në kohë të dokumentacionit dhe tërheqjen e fondeve të akorduara,
dhe vlerën prej 44,330 EUR e cila përfaqëson interesat që APD ka humbur nga
kalimi i vlerave për llogari të PIUT, dëmi total ekonomik që i është shkaktuar
buxhetit të shtetit është 486,377 EUR.