Presidenti Meta: Disinformimi, një nga tiparet kryesore të çdo Regjimi Fashist dhe Kleptokrat!

177
Statusi i plote…
Pu pu pu! Shikoni çfarë lajmesh skandaloze u imponon Zyra FASHISTE e Propagandës mediave, që janë nën shantazhet e regjimit më kleptokrat në kontinent, por që hiqet si më “proamerikani” në botë!
Ç’mund të presësh nga “Zonja e Bilalit”, që për një foto ndryshoi gjininë dhe mori tjetrin në qafë?!
Siç mund të verifikohet lehtësisht në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës, në linkun:
✅ E VËRTETA është se në përgjigje të pyetjes numër 33, të gjyqtarit kushtetues z.Përparim Kalo:
“Gjithashtu, a mendoni se akuzat ndaj përfaqësuesve të misioneve diplomatike bërë në daljet tuaja publike në media apo rrjetet zyrtare e sociale si të korruptuar apo ato për rrezikun e integritetit tuaj fizik kanë bazë faktike dhe nëse po, a keni bërë denoncim në organet përkatëse?”
Jam përgjigjur ndër të tjera se:
“Presidenti i Republikës ka një marrëdhënie zyrtare plotësisht të dokumentuar dhe tejet konstruktive me partnerët kryesorë të vendit tonë, e në veçanti për Reformën në Drejtësi, sidomos me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Britaninë e Madhe.
Këta partnerë gjithmonë janë informuar në kohë, zyrtarisht dhe shkresërisht nga Presidenti i Republikës për përpjekjet e ethshme të qeverisë dhe mazhorancës për kapjen e sistemit të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, në dhunim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.
❌ BOLL ME GËNJESHTRA!
❌ BOLL ME PROPAGANDË TË PËRSËRITUR!
❌ MOS I SHËRBENI FASHIZMIT!
✅ MË SHUMË RESPEKT PËR FJALËN E LIRË!
✅ MË SHUMË RESPEKT PËR TË VËRTETËN!
✅ MË SHUMË RESPEKT PËR LEXUESIN TUAJ!
I ftoj të gjithë shqiptarët e interesuar për përgjigjet e 72 pyetjeve të Gjykata Kushtetuese, të lexojnë vetëm faqen zyrtare:
Ju bëj gjithashtu të ditur se nga nesër çdo pyetje dhe përgjigje do publikohet edhe në gjuhën angleze, në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës dhe në rrjetet e mia sociale, me qëllim informimin e drejtë edhe të partnerëve tanë seriozë ndërkombëtare, por edhe të çdo diplomati, përfaqësie diplomatike dhe shtetasi të huaj rezident në vendin tonë.
Sigal