Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi këtë të martë në një familje në Fier, ku një grua u gjet e pajetë në banesën e saj me plagë thike në gjoks.
Fillimisht u raportua si një rast i dyshuar vetëvrasje, por ekspertët kanë arritur të zbulojnë se ndodhen përpara një vrasje.
Dyshohet se Valdete Mamaj është vrarë nga bashkëshorti i saj, me thikën e bukës.
Lajmërimin në polici e kishte bërë kunati i viktimës, duke thënë se ka qenë bashkëshorti që e ka gjetur të pajetë në banesë dhe nuk e dinte çfarë kishte ndodhur.




















