‘Jam frymëzuar nga Rama’, Meta: Dezinformim nga media, boll me gënjeshtra

227
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebok ku ka shpjeguar të vertetën e një deklrate që në media është paraqitur si e prononcura nga Kreu i Shtetit marrë kjo sipas mediave  në përgjigjen e pyetjeve dërguar Gjykatës Kushtetuese.

“NUK JAM SHPREHUR, që për deklaratat e mia jam frymëzuar nga Kryeministri Rama”, shkruan Meta.

“E VËRTETA është se në përgjigje të pyetjes numër 6 të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, z.Altin Binaj jam përgjigjur se:

“Presidenti i Republikës është atakuar në të gjitha llojet e formave, dhe kjo fushatë fyerjesh dhe denigrimi është frymëzuar personalisht nga Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri i vendit Edi Rama”, vijon shpjegimi i Metës i cili u kërkon mediave që boll me genjeshtra.

Postimi i plotë i Presidentit:

Një rast flagrant, për të ardhur keq, se si në mungesë të theksuar profesionalizmi, disa media, me qëllim disinformojnë hapur, duke gënjyer ditën për diell lexuesit e tyre, për përgjigjet e Presidentit të Republikës drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Siç mund të verfikohet lehtësisht në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës, në linkun:

https://president.al/pergjigjet-e-presidentit-te…/,

NUK JAM SHPREHUR, që për deklaratat e mia jam frymëzuar nga Kryeministri Rama.

Çdo pretendim tjetër:

ËSHTË GËNJESHTËR!

ËSHTË FAKE NEËS i përgatitur nga Zyra e Propagandës në shërbim të FASHIZMIT!

E VËRTETA është se në përgjigje të pyetjes numër 6 të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, z.Altin Binaj jam përgjigjur se:

“Presidenti i Republikës është atakuar në të gjitha llojet e formave, dhe kjo fushatë fyerjesh dhe denigrimi është frymëzuar personalisht nga Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri i vendit Edi Rama”.

BOLL ME GËNJESHTRA!

BOLL ME PROPAGANDË TË PËRSËRITUR!

MOS I SHËRBENI FASHIZMIT!

MË SHUMË RESPEKT PËR FJALËN E LIRË!

MË SHUMË RESPEKT PËR TË VËRTETËN!

MË SHUMË RESPEKT PËR LEXUESIN TUAJ!

I ftoj të gjithë shqiptarët e interesuar për përgjigjet e 72 pyetjeve të Gjykatës Kushtetuese, të lexojnë vetëm faqen zyrtare:

https://president.al/pergjigjet-e-presidentit-te…/

Ju bëj gjithashtu të ditur se në rrjetet e mia sociale, sot pas orës 14:00, përgjigjet do të publikohen të plota, në funksion vetëm të transparencës, së vërtetës dhe informimit të saktë të opinionit publik.