E vërteta e aksidentit të punës dhe realiteti i aktivitetit të firmës në Elbasan

390
Ditën e shtunë, datë 8 gusht 2015, në gazetën “Telegraf” është botuar shkrimi me titull “Në një biznes në Elbasan, makineritë i “rrjepin” kokën një punëtoreje, shteti fsheh aksidentin”. Në vijim të investigimit të imët, të bërë prej gazetës “Telegraf”, lidhur me këtë denoncim të ardhur prej një letre “nga populli”, por pa emër autori dhe pa emër firme, pas verifikimeve tona, rezultoi me prova konkrete e deklarime institucionesh shtetërore qendrore e lokale, se kemi të bëjmë me një nga “ato anonimet e pista”, të dërguara nga individë, ish-shtetarë lokalë në Elbasan të zhytur në “llum korrupsioni” e perversitete deri morale gjatë sundimit të tyre si “agallarë komunash” me kollare “firmato”, por me katër klasë shkollë, që nuk dinë të hedhin as firmën e tyre, ose “bejlerë” zonash në Elbasan, që me një pagë mujore 70 mijë lekë, me lëpirje ndaj deputetëve të zonës së Elbasanit, kanë mundur të sigurojnë e të ndërtojnë pasuri të mëdha dhe të lakmojnë të tjera pasuri të të tjerëve për të zhvatur, por që me “qese të mbushura” dhe me “stil urithi” kanë arritur të vegjetojnë në pushtete e të shpëtojnë prej ndëshkimit ligjor. 

Gazeta “Telegraf”, nëpërmjet burimeve të saj, ka konstatuar autorin e letrës dhe do të publikoj “profilin” e tij jo si gjatësi trupi, jo si ngjyrë të syve e as si sipërfaqe rezidence lokalesh ish-kioska llamarine e hotel-motelesh, ku janë bërë orgji e janë shtruar shumë dreka e darka pazaresh, por që tashmë pas rënies nga “kali”, nuk shkojnë të pijnë kafe as familjarët e tij. Autori është një “personazh i ndotur” me dallavere deri banale në raport me komunitetin, të cilit i ka zhvatur votën me lajka e mashtrime, por edhe me ish-detyrën dhe ligjin gjatë veprimtarisë së tij si ish-drejtues lokal, tashmë i shpërfillur deri në atë derexhe e trishtim, sa nuk e kanë pranuar as për t’a “graduar” zv/kryeplak të lagjes në zonën ku ka qenë kryetar komune e ku është kthyer në kamarier i lokalit të ndërtuar me pagën mujore si ish-pushtetar lokal. Realiteti në lidhje me lajmin e botuar prej gazetës “Telegraf”, për një aksident të zakonshëm gjatë punës, të cilësuar si “krim” në “letrën anonime” (tashmë të zbuluar si autor letre) është ky: Ka ndodhur një aksident gjatë punës (nuk do ta dëshironte askush) ndaj një punonjëseje të punësuar në përputhje me ligjin, të kualifikuar e të instruktuar sipas katalogut të sigurimit teknik, me kontratë pune. Ka qenë një aksident gjatë punës, por jo nga mungesa e kushteve të sigurisë në punë, jo nga mungesa e sigurisë teknike e teknologjike të makinerive, jo nga mungesa e kontrollit të drejtimit teknik gjatë procesit të prodhimit, jo nga mungesa e mjeteve mbrojtëse, jo nga monitorimi i procesit të prodhimit prej drejtuesve të sektorit përkatës, por thjeshtë dhe vetëm nga një pakujdesi gjatë punës, pra nga “një gabim njerëzor”, që fatmirësisht nuk përfundoi me humbje jete, as me gjymtim paaftësie në punë, por punonjësja e aksidentuar ka marrë gjithë trajtimin mjekësor dhe social prej firmës. 
Lidhur me këtë rast të publikuar prej nesh pas letrës “anonime”, tashmë me autor të zbuluar, gazeta “Telegraf” kontaktoi me institucionet kontrolluese e ligj-zbatuese në Tiranë dhe Elbasan si Tatim-Taksat, Inspektoratin e Punës, Sigurimet Shoqërore, policinë e shtetit, shërbimin spitalor, sindikatat, Dhomën e Tregtisë, me Prefekturën, me Këshillin e Qarkut dhe me Bashkinë e Elbasanit e madje edhe me pronarët e firmës, ku ka ndodhur aksidenti (jo krimi) dhe morri këtë përgjigje: Është një firmë model, deri në respekt, vlerësim dhe kujdes maksimal ndaj dinjitetit, të drejtave të punësimit, të sigurisë së jetës dhe halleve të punonjësve. Firma e pronarëve që jetën dhe pasurinë e tyre ia kanë kushtuar qindra familjeve të zonës, të punësuara në këtë biznes si një zgjidhje social-ekonomike në zonën e Elbasanit, ose më saktë pronarët, dy “çuna” energjikë, pa vese, të sinqertë e paqësorë deri në tolerancë mirëkuptuese maksimalisht dashamirëse, nuk dëshironin të publikohej emri. Është biznes aktiv me shtrirje deri në vendet e BE, me investim modern, me kushte pune të sigurta, me korrektesë dhe numër punonjësish që ka zbutur krizën e punësimit në këtë rreth. Është një nga firmat më serioze në periferi të Elbasanit, me zbatim detyrimesh fiskale, me kushte pune model në Shqipëri në këtë lloj industrie sipas standardeve moderne si në vendet e BE, me paga në përputhje me ligjin dhe me kategoritë e punëve që kryhen, me respektim të Kodit të Punës, me bilance transparente ndaj detyrimeve tatimore e doganore, me sigurim shoqëror e shëndetësor të punonjësve, me përkushtimin për të qenë korrekt me punonjësit dhe me ligjin, realitet për të cilin, gazeta “Telegraf” do të publikoj një “profil” të plotë të kësaj firme, ku pronocohen edhe drejtues lokalë e qendrorë shtetëror dhe nga bota e biznesit. 
Sigal