Shëmtimi i kryeqytetit nga ndërtimet me leje

504
Rastet që po publikojmë sot janë në vazhdën e shumë rasteve të përsëritura ku disa ndërtime jashtë çdo standardi i bënte ose i lejonte PD kur zotëronte pushtetin qendror dhe herë tjetër i bënte PS kur merrte maxhorancën qeverisëse. Në një vend kur mungon zëri i sindikatave, kur pjesa kryesore e mediave bëhet me pushtetin qendror, kur shoqëria civile është informate, alarmi edhe nga zërat e veçuar intelektualë dhe me integritet është gjithnjë i dëshirueshëm.
Sigal

Shkolla “Niket Dardani” 

Rikostruksioni i shkollës “Niket Dardani” flet edhe më shumë për papërgjegjshmëri, abuzivizëm dhe shkelje të të gjitha parametrave ndërtimorë, por edhe më keq se këtu nuk as urbanistikë, as studim pjesor dhe as vijë ndërtimi. Është arritur deri aty sa një cep i ndërtesës shtesë të futet në trotuar që për vete është mjaft i ngushtë. Shikohet se pak më tutje shkollës që sapo është hapur një shesh ndërtimi për pallate. Pra mashtrohet duke rritur kate ndërtese ekzistuese dhe shtesa shkollash duke zvogëluar oborret dhe hapësira për fëmijë, në vend që të miratohen dhe ndërtohen shkolla të tjera të reja dhe nga ana tjetër të rritet numri i nxënësve duke ndërtuar godina të reja. Kjo është skandaloze dhe kriminale.

Ambulanca e lagjes 2

Ambulanca e lagjes 2 në kuadrin e projekteve skandaloze që nuk zbatojnë ndonjë kondicion urbanistik dhe arkitekturor apo kusht specifik për këto lloj institucionesh. Shtese e bërë 3 kat me kolona kati parë dhe dritare nga para e prapa nga përpara ndërtesës ekzistuese me dritare është vetëm 1 metër larg dritareve, nuk ka më as oborr dhe as ndonjë vend të gjelbëruar. Vështirë se mund të gjendet ndonjë PDV ku të jetë bazuar kjo leje ndërtimi për shtesa ose do të jetë ndonjë e ashtuquajtur PDV. Edhe në këtë rast vazhdohet njësoj si edhe me shkollat dhe çerdhet ku nuk jepen sheshe të reja ndërtimi për qendra shëndetësore, por bëhen “shto ujë dhe shto miell” në kundërshtim me çdo kriter dhe nga ana tjetër jepen leje ndërtimi për pallate shumëkatëshe, ndoshta po në të njëjtën zonë. Ku po shkojmë në këtë mënyrë? Ku është shoqëria civile? Po mediat ku janë? Nuk do shumë mend për të thënë se duhet të ndalen menjëherë punimet dhe të rishikohet projekti duke prishur pjesën përpara kësaj ndërtese. Besoj se ky projekt dhe kjo leja e ndërtimit nuk mund të jetë veçse korrupsion dhe amatorizëm.

Degëzimi i rrugës “Mine Peza”

Këtu ku duhet të vazhdonte degëzimi i rrugës “Mine Peza” për t’u lidhur me rrugën “Sulejman Pasha”, në këtë zonë që është shumë keq me rrjetin rrugor, pa rrugë dalje dhe me rrugë qorre, para disa vjetësh bashkia e Tiranës vendosi të bëhej pallat. Në këtë mënyrë pallati mbyllte rrugën që nga pikëpamja urbanistike duhej të vazhdonte dhe duke i ardhur rreth e qark pallatit shumë katsh me një rrugë. Bashkia ka lënë si rrugë atë që ka qenë, pra nënkalimin e pallatit gjashtë katsh të kohës së Enverit, tunelin ku kalon një makinë dhe dy këmbësorë. Skandaloze, kriminale. Shpresojmë që kryetari i ri i bashkisë të mos na kthejë planin francez të vitit 2004 ku, përveç të tjerave, nuk vazhdonte bulevardi drejt, por zëvendësohej me dy rrugë të shëmtuara dhe të ngushta që nuk ishin as paralele.