Covid-19 uli ndotjen, rihapja e riktheu në nivelet e para krizës

194
Sigal

Reduktimi i hapësirave të gjelbra ka ndikuar në cilësinë e ajrit në vend. Në qytete si Elbasani, Durrësi Berati dhe Kukësi, u vu re një tejkalim i nivelit të ndotjes së lejuar nga BE-ja dhe OBSH-ja.

Pandemia e Covid-19, sipas matjeve të realizuara nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit kryesisht gjatë masave të ashpra kufizuese, ndikoi në uljen e nivelit të grimcave të pluhurit dhe dioksidit të karbonit në ajër. Monitorimet e kryera pas lehtësimit të masave shtrënguese tregojnë për rikthimin në nivelet e ndotjes së para krizës shëndetësore.

Shqipëria vlerësohet si një ndër vendet që po ecën me ritme të shpejta në reduktimin e pyjeve dhe kullotave, po ashtu si pasojë edhe e prerjeve dhe zjarreve e që nga ana tjetër rrezikohet nga rritje e nivelit të ndotjes së ajrit në nivele shqetësuese.