Tahiri tender klientilist, nxjerr në pazar për skrap 540 mijë kg makina të firmës “Behase”

835
Bazbëzia e ministrave të “Rilindjes” nuk ka të ndalur. Çfarë ua shikon syri, çfarë ua thotë mendja dhe cfarë u mbush “thasët” me lekë, euro e dollarë ata e nxjerrin në shitje, e tjetërësojnë në tender, e firmosin si koncesion. Nuk ka rëndësi, nëse cënohen e zhduken pasuritë kombëtare, buxheti i shtetit, ekonomia kombëtare dhe taksat e shqiptarë. Rëndësi ka, që ata të pasurohen nëpërmjet fuqisë së vulës e firmës që kanë në dorë dhe që prej 19 muajsh po e përdorin privatisht si pronë private. Me një rast të tillë babëzie shtetarësh të lartë, që përbën jo thjeshtë skandal, por krim të mirëfilltë, të plotë e të dukshëm ekonomik të paramenduar, u njohëm këto ditë nëpërmjet një njoftimi të shpallur në datën 30/03/2015 në Buletinin e Prokurimeve Publike të APP, për një urdhër shitje me autoritet porkurirmi Drejtorinë e Përgjithëshme të Rezervave të Shtetit. 
Dalin në shitje për skrap 540 mijë kilogramë makina të kompanisë turke “BEHASE”
Me komision të përbërë nga një grup nëpunësish vartës të ministrit, të përzgjedhur prej tij për hedhje firmash verbale, për besnikëri e “mbyllje goje”, por të “kolauduar” më parë në zyrën e tenderimeve të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, janë nxjerr në shitje 40 automjete pune profesionale e pajisje teknologjike të shoqërisë turke të ndërtimit “BEHASE”, të cilat gjenden dhe janë në gjendje pune në ish-kantierin e kësaj shoqërie në fshatin Pajovë të rrethit Peqin. Këto makineri, me një urdhër personal të ministrit Tahiri, janë futur në “listën e zezë” të zhvatjes më metodën extra korruptive, të gjoja shitjes “për skrap”, llogaritur me peshë katalogu 540 mijë e 899 kilogramë. Vlera e tyre fillestare është përcaktuar prej xhambazëve të instruktuar prej Saimir Tahirit, në vlerën 16 milionë, 315 mijë e 677 lekë, ose më saktë, aq sa vlejnë vetëm dy makineri të rënda të kësaj kompanie, me blerje me “çmim fabrike”! Kaq e ka vlerësuar çmimin total të 40 makinave të tjetësuara fiktivisht në skrap komisioni me urhër të ministrit Tahiri. Sipas letrave të reale të përgatitura nga grupi ekspertimit i Ministrisë së Brendshme, këto mjete duhej të të shiteshin në gjendje “automjete”. Por nuk janë shitur si të tilla por si skrap, mbasi kështu është leverdia e atyre që janë paracaktuar si “fitues të tenderit” nga ministri Tahiri. Tenderi i shpallur tashmë është i përsëritur, mbasi nuk është paraqitur askush për blerjen e tyre. Në fakt kjo përsëritje është bërë me urdhër të ministrit Tahiri, sa për të treguar që tenderi “ka transparencë” dhe se gjoja, malli që a dalë në shitje “nuk përbën interes për blerësin”, kur në fakt është kalkuluar me leverdi për klientin e tyre. Ndaj dhe edhe urdhri i dytë, u shpall për shitje të këtyre makinerive për skrap. Kështu thotë njoftimi i vlerësimit të bërë prej komisionit të tenderit të përbërë nga Ilia Bili, Sokol Zaimi, Vili Vreoni, Rita Rosa, Ornela Koçi të cilët kanë hedhur vetëm firmat vlerësuese të çmimit të mallit që ka përcaktuar e ka nxjerr në shitje ministri Saimir Tahiri. Me tender me Nr.Ref. 2A/2015 (Përsëritje), shitja e makinave “viktimë” e babazisë së Saimir Tahirit, por pronë e sekuestruar e kompanisë turke “BEHASE”, do të bëhet në datën 20 prill 2015, në formën e një ankandi publik të hapur, të përsëritur, por me dyer të mbyllura, siç u bë herën e parë! 
Makinat janë konvertuar në skrap, kur ato nuk janë në gjendje të tillë
Të 40 makinat e firmës “BEHASE”, që peshojnë 540 mijë e 899 kilogramë, janë konvertuar me letra zyrtare nga ministria e Tahirit në gjendje fizike e motorike skrapi (hekurishte), kur realisht ato nuk rezultojnë të jenë në atë gjendje fizike, sa për t’u trajtuar e shitur për skrap. Madje, janë në gjendje pune të mirë, siç deklarojnë ish-punonjësit e kësaj firme që i kanë përdorur ato dhe ekspertët që nuk janë pjesë e zyrave të pazareve të pista e letrave fiktive, të gatuara prej Saimir Tahirit. Por ja që janë nxjerr në shitje për skrap. Gazeta “Telegraf”, në vijim të investigimit të këtij skandali, shkoi së bashku me një ekip ekspertësh automjetesh në kantierin e Pajovës në Peqin, ku gjenden të parkuara në sekuestro 40 makinat e kompanisë “BEHASE”, të cilat janë nxjerr në shitje. Sipas vlerësimit të ekspertëve, 40 makinat e klasifikuara për skrap e të nxjerr në shitje si të tilla, janë në gjendje pune. Edhe nëse, do të qëndronim dhe vlerësonim si të drejtë vlerësimin e urdhëruar nga ministri Tahiri, rezulton se vlera e caktuar në çmim fillestar shitjeje 16 milionë, 315 mijë e 677 lekë e këtyre makinave është sa afro 25% e vlerës së tyre reale, sikur ato të shiten “makineri për pjesë këmbimi”, pjesë që u shërbejnë aktualisht automjeteve dhe makinerive që ka në përdorim Autoriteti Kombëtar i Rrugëve, INUK dhe drejtoritë rajonale të rrugëve të Shqipërisë! Por ja, që ato janë nxjerr në shtije me urdhër të ministrit Tahiri si “peshë e gjallë” dhe jo si makineri që kanë vlera afro 75% më të lartë, se vlera që ka caktuar ministri. Mjafton të përmendin një përcaktim që bëjnë ekspertët e angazhuar nga gazeta “Telegraf”, të cilët kanë vlerësuar se këtyre 40 makinerive, pajisjeve e automjeteve, nëse do t’u shiteshin pjesët e pastaj të çoheshin për skrap, do të kishim dy fitime: vlerën e shitjes së shpallur të çmimit të skrapit dhe vlerën e shitjes pjesëve të këmbëimit, prej 80% më tepër se vlera e shpallur për shitjen e tyre si skarp. Kujtojmë, që makineri të tilla moderne, profesionale e me funksione të shumëfishta teknologjike në ndërtimin e rrugëve, kanë pjesë këmbimi që kushtojnë shumë shtrenjtë. Këto makina, pjesët e këmbimit i kanë në gjendje shumë të mirë. Kanë sinjale, fenera, fenelina, disqe, autovinça, mekanizma karrotreci, kazanë vetëshkarkues, gjeneratorë, elskavatorë, pjesë motorike, pjesë xhenerike, elektrike, ruspa ngarkimi, kova gërmimi, sonda shpimi, ruspa nivelimi të çdo lloji, kabina etj. Këto janë vlerësuar si… skrap! Pazari i blerjes së këtyre 40 makinave e makinerive për “skrap” është bërë prej kohësh, pa ardhur dita e tenderit. Është një klient brenda rrethit nepotik e ortakëror të ministrit tahiri, që gëlltit përherë gjithë tenderat e makinave të sekusertuara, që ministria i nxjerr në shitje për skrap.
——————————–
Me firmën dhe vulën e Saimir Tahirit, janë shitur 3010 makina për “skrap” 
Deri tani, kjo ministri ka shitur 3010 makina të sekuestruara, duke i listuar dhe klasifikuar ato për skrap. Çfarë ndodh? Sipas vëzhgimeve tona dhe denoncimeve që bëjnë qytetarët në qendrat e “burgosjes” së makinave që ndalohen e sekuestrohen, bëhet një marifet i tillë: punonjësit e rezervave i dëmtojnë makinat, policia i vonon qëllimisht në afatet e komisioneve dhe pronarët e tyre nuk janë të interesuar t’i marrim më këto makina të dëmtuara nga pjesa e jashtëme metalike, disqet, gomat, dyert, xhamat dhe i braktisin. Nga gjendja motorike ato janë shumë mirë. Por nxirren për skrap si hekurishte. Janë nxjerr në shitje motorë të çdo lloji, vetura, autobusë, trajlerë, kamionçina e deri motobarka të sekuestruara. Mjafton të shikosh në disa pika shitje makinash rrugëve të Tiranës dhe aty gjen makina të shitura për skrap nga ministria “Tahiri”, që shiten si makina tregu. Pra, ministria nuk e kontrollon më tej fatin e këtyre makinave, nëse ato futen përsëri në tregun e makinave, apo çohen në furrat e shkrirjes së “Kurum”, mbasi po ndodh që edhe qendra e Parkut të Automjeteve të Ministrisë së Brendshme, ka blerë pjesë këmbimi të përdrura që dalin nga këto makina dhe gazeta disponon prova për këtë tregëti ilegale, që bëhet nga “ushtarët politikë” të Saimir Tahirit, të emëruar shefa, magazinerë e kryetarë komisioni prokurimesh! Dhe klienti që shpallet fitues për blerje makinash për skrap është i përzgjedhur i ministrit Tahiri, skandal ky që prej drejtorisë së Rezervave të Shtetit duhej të ishte denoncuar tek kryeministri.
————————————-
Skandali me markant e “BEHASE”, janë “lëndë e parë” për prokurorinë
Skandali me shitjen e 40 makinave të kompansië “BEHASE” për skrap, kur ato janë në gjendje pune, duhet të jetë një pistë hetimi dhe ndjekjeje penale prej drejtësisë shqiptare. Nëse hetohet gjendja faktike e këtyre makinerive përpara datës 20 prill, kur ato do të shiten me çmim skrapi, do të dalë e vërteta që në këtë shitje ka një krim të madh social-ekonomik, me autorë shefin e Ministrisë së Brendshme dhe me zbatues vartësit e tij, drejtues të Rezervave të Shtetit. Ky tender skandaloz 100% abuziv e korruptim, përbën “lëndë të parë” për prokurorinë dhe mendojmë, se ajo duhet të veproj urgjent, mbasi ka përballë një fakt krimi ekonomik e financiar shtetëror. 
Ja 40 mjetet e firmës “BEHASE”, që janë nxjerr në shitje për skrap
Nr EMËRTIMI I MAKINERISË MARKA TIPI I MJETIT TARGA PESHA (Kg)
1 Autoveturë Nissan Primera Nuk ka 912.5
2 Kamion vetëshkarkues Mercedes-Benz 2521 16 SB 071 9000
3 Kamion vetëshkarkues Mercedes-Benz 2521 16 SH 953 11300
4 Kamion vetëshkarkues Fargo BD 950 06 HKH 32 9000
5 Kamion vetëshkarkues Dodge PD 950 06 BC 675 10770
6 Kamion vetëshkarkues Fargo AS 950 40 DZ 578 9000
7 Kamion vetëshkarkues Dodge PD 950 16 SK 005 10420
8 Kamion vetëshkarkues Fatih BMC 270 06 BH 010 12800
9 Kamion vetëshkarkues Fatih BMC 270 06 BH 009 12900
10 Kamion vetëshkarkues Fatih BMC 270 06 BH 012 12900
11 Kamion vetëshkarkues Fatih BMC 270 06 BH 011 12900
12 Autobetonjere Mercedes-Benz 2521 06 RAF 55 12350
13 Autobetonjere Mercedes-Benz 2521 06 RAF 53 12350
14 Autobetonjere Mercedes-Benz 2521 06 RAF 56 12350
15 Autobetonjere Mercedes-Benz 2521 06 RAF 57 12350
16 Autobetonjere Mercedes-Benz 2521 Nuk ka 12350
17 Autopompë Betoni Man 22-240 06 S 0423 8700
18 Autobot Bitumi Fatih BMC 270 Nukka 12500
19 Kokë tërheqëse Man 33 DFS 06 BP 968 12300
20 Gjysëmrimorkio 
21 Eskavator Fiat Hitachi 334B 26000
22 Eskavator Caterpilar 330 L 30000
23 Eskavator Samsung SE 280 LC 18500
24 Eskavator Samsung SE 280 LC 7500
25 Motor Grader Caterpilar 140 G 18400
26 Motor Grader Caterpilar 140 G 18400
27 Rul ngjeshës Vibromax Ë 1103 D 6100
28 Rul ngjeshës Vibromax Ë 1102 D 12450
29 Sondë shpim pilotash GH 150 70500
30 Fadromë 77 C 21000
31 Fadromë Liebherr L 551 20000
32 Fabrika e prodhimit të betonit 20376
33 Nyje fraksionare inerte Në funksion të fabrikës betonit 32354
34 Shtyllë tensioni Në funksion të fabrikës betonit 850
35 Kaldajë Në funksion të fabrikës betonit 1400
36 Platformë peshorje për kamionë 9056
37 Nyje fraksionare inerte Në funksion të fabrikës asfaltit 19460.5
38 Motogjenerator (Statori) Në funksion të fabrikës asfaltit 1000
39 Shtyllë tensioni Në funksion të fabrikës asfaltit 250
40 Kabinë elektrike Në funksion të fabrikës asfaltit 150
Sigal