Keqpërdorimi i mesazheve telefonike, Meta letër Kuvendit: A punon gruaja e Taulant Ballës në kompaninë telefonike nga u dërguan SMS-të?

235
Sigal

Presidenca i ka kthyer përgjigje Kuvendit, në lidhje me nismën për shkarkim që kanë iniciuar 49 deputetë të PS-së.

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar kuvendit një letër ku parashtron arsyetimet e tij.
“Keqpërdorim i veprimtarisë ligjvënëse nga Kuvendi njëpartiak, vegël e partisë-shtet”, shkruan Meta në letrën e tij.

Presidenti gjithashtu i kërkon kuvendit që të hetohen krimet zgjedhore në Kavajë dhe Elbasan dhe mbështetjen që Rama u jep bandave.

Duke folur në lidhje me keqpërdorimin e mesazheve telefonike, në letrën drejtuar Kuvendit presidenti pyet nëse “gruaja e Taulant Ballës në kompaninë telefonike nga u dërguan SMS-të?”.

‘Diskutoj me deputetët legjitimë, nëse janë të gatshëm të hetojnë kolegët e partisë së tyre’, shkruan Meta në letrën e tij.

Gjithashtu Presidenti pyet deputetët: “A e hetoni dot shefin tuaj?”. Takohemi në 10 maj, Ditën Kombëtare të Drejtësisë Shqiptare”, shkruan presidenti Meta në letrën drejtuar Kuvendit.