Ish-ministri i shëndetësisë: Evropa po feston nisjen e vaksinimit masiv anti-COVID, ndërkohë Shqipëria pa marrëveshje serioze

455
Sigal

Sot Europa feston “D-Day”- Shqiperia “trajsen bosh” te Rames!
E gjithe Europa fillon Vaksinimin Covid, nje nga inisiativat me te medha e te rendesishme prej D-Day te vitit 1944, prandaj e quan te tille.
Mbas sigurimit te vaksinave, nje pregatitjeje infrastrukture, axhendash, sot kjo ngjarje e madhe eshte realitet shpetimtar jetesh, shendeti dhe ekonomie.
Ndersa Shqiperia eshte i vetmi vend ne Europe i mbetur ne “det te hapur”, ku Kryeministri ne ikje per te fshehur deshtimin sajon ne 3 D transformim te stadiumit ne “Qender te bukur e te hapur vaksinimi” per te gjithe Shqiperine!
Dikush nga ata koleget duhej t’i thoshte se vaksinimi nuk eshte futboll, nuk ka nevoje as per fushe te gjelber e as per godina “te bukura e te hapura”, por ka nevoje per ambjente te sofistikuara e funksionale jo vetem ne Tirane, per “zinxhir te ftohte”, per laboratore, specialiste etj.
Te tilla mund te krijohen kudo nga profesioniste, pa improvizime teatrale.
Por mbi te gjitha ka nevoje per kontrata, vaksina te sigurta, sasi, afate kohore, etj, qe duheshin programuar dhe jo per “trajse lypsari”.
Fatkeqesisht dhe ne kete “D-Day” Qeveria nuk ka asnje traktative serioze me Brukselin, vende te BE e as me kompanite, qe i certifikon EMA ose FDA.
Keshtu ngelin pak mundesi per momentin, ndoshta ajo e perfitimit nga BE te dickaje prej atyre 65 M dozave per ndihma, a dicka tjeter e ngjashme; sa per Covax duhet pritur gjate, per shume pak dhe pa e ditur se per cfare!
Pra ndersa ne Europe po vaksinohen, Rama shpalos “per te shtyre kohen” projekte “stadiumesh vaksinimi”, por nderkaq njerezit vdesin, vuajne e ekonomia shkaterrohet