Messi: Guardiola dhe Luis Enrique trajnerët më të mirë me të cilët kam punuar

230
Sigal

Kapiteni i Barcelonës ka theksuar se ajo çfarë ka mësuar ai nga dy trajnerët kanë bërë që ai të përmirësohet vazhdimisht si lojtar

“Pep ka diçka speciale. Ai bën që ju ti shikoni gjërat në një rrugë: si përgatitet ai për ndeshje, si të mbroheni dhe si të sulmoni….ai të tregon saktësisht se si do të shkojë ndeshja, si të sulmoni dhe si të fitoni”, ka thënë Messi për Jordi Evole gjatë intervistës.

“Kisha fat, për disa pikëpyetje që kisha, që të stërvitesha nga Guardiola dhe Lusi Enrique, dy më të mirët. Duke i pasur këta në krah ata me kanë bërë që të rritem fizikisht dhe mentalisht dhe po ashtu taktikisht”.

Guardiola ishte trajneri i Messi nga viti 2008/09 deri në fund të sezonit 2011/12, gjatë se cilës kohë Barcelona fitoi 14 trofe. Në rrafshin personal, argjentinasi fitoi tre Topa të Artë, dy Këpucë të arta në Europë dhe dy Pichichi.

Luis Enrique, në anën tjetër, pati më pak se një sezon me Messi – nga 2014/15 dhe në 2016/17 – dhe gjatë kohës së tij Barcelona fitoi nëntë trofe. Individualisht, Messi fitoi një Top të Artë, një Këpucë të Artë dhe një Pichichi.

33 vjeçari po ashtu ka folur edhe për muajt e tij të fundit në Barcelonë, pasi kishte kërkuar transferin me anë të një burofaksi në verën e kaluar, por tani ka thënë se është i fokusuar të Barcelona derisa ka vetëm gjashtë muaj kontratë.

“Sot jam mirë. Është e vërtetë që në verë kishte momente të këqija”, ka pranuar Messi në këtë intervistë.

“Jam kthyer më parë. Çfarë ka ndodhur në verë, mënyra si përfundojë sezoni, burofaksi dhe të gjitha këto….Mandej u ktheva me këtë në fillim të sezonit por sot jam mirë”.

“Ndjeje se për gjithçka po luftoj seriozisht  për gjithçka që skuadra ka përpara. Ndihem mirë. E di që klubi po kalon një kohë të vështirë, në nivel klubi dhe skuadra dhe gjithçka rreth Barcelonës është e vështirë, por unë po shikoj për atë që është përpara”.

Jordi Evole po ashtu ka dhënë pak të dhëna për ata çfarë ata kanë diskutuar, duke theksuar se ka lajme pas humbjes se Barcelonës dhe Cadiz si dhe ka theksuar se Messi do të flet për kalimin në të ardhmen të skuadra e MLS, Inter Miami.

“Rrini para TV të dielën: por do të kaloni shumë mirë”, tha Evole për Cadena Ser kur është pyetur se nëse Messi do të përfundoj në Inter Miami.

Gjatë intervistës, Messi ka theksuar se ai dëshiron që mos ti tregoj të gjitha.

“Jam i previlegjuar që i kam provuar të gjitha, por ka disa momente kur ju dëshironi të jeni anonim”, ka rrëfyer ai.

“Do të isha i kënaqur që të shkojë në një shitore të rrugës, në kinema apo në një restorant, sidomos me fëmijët e mij”.