Zoti Rama, mos e ktheh vendin tonë në toka varresh greke…!

419
Sigal

Nga Shpetim Zinxhiria

Marrëveshja juaj për shpronësimin e tokës sonë është për rivarrosjen 7.948 ushtarë grekë ? Askush nuk ta ka dhënë këtë të drejtë.

 

Shqipëria dhe populli shqiptarë di të respektojë të vdekurit në tokën e saj, ashtu si di të denoj tradhëtinë e bërë nga udhëheqësit e saj.

 

Por dëmi kombëtar sapo ka filluar ditën e Krishtlindjeve.

 

Qeveria hapi rrugën për rrivarosjen e 7.948 ushtareve grekë në Shqipëri.

Shqipëria di të respektojë të vdekurin e huaj në tokën e saj edhe pse erdhën si pushtues apo si çlirues, duke lënë për një çast pyetjen se cfarë deshën këta në Shqipëri.

Aktualisht ky problem u fillua nga Berisha si një problem i thjeshtë që kishte të bënte me rivarrosjen e 578 ushtarëve grekë, por fatkeqësisht po përfundon nga Rama me shpronësime të tjera për rivarrosjen e 7.948 ushtarëve grekë.

Problemi i shpronësimit për rivarrosjen e ushtarëve greke i ka rrënjët thellë në tokën shqiptare. Nuk bëhet fjalë për 700 të vrarë, por Greqia pretendon se në Shqipëri janë vrarë gjatë luftës rreth 7.800 ushtarë grekë, pra bëhet fjalë për një numër 10 herë më të madh se sa pretendohet sot.

Gërmimet do të shtrihen në terrenin malor deri në Korytsa, ku vlerësohet se janë varrosur rreth 6,800 nga 8,000 Grekët e vrarë midis nëntorit 1940 dhe prillit 1941.

Por çudia më e madhe… Grekët kanë vdekur në vendin e tyre”.

Në një dokument të qeverisë Hoxha, i cili është nënshkruar nga Kryeministri i atëhershëm Adil Çarçani, datë 12.2.1985 dhe nxjerr në drit që Këshillat Popullorë të Argyrokastro, Premeti, Korytsa, Himara, të aktivizohen për të lokalizuar, identifikuar, numrin e varreve të ushtarëve grekë të vrarë në zonat e tyre.

N këtë kohë del në skenë për të parën largimi i eshtrave të ushtarëve greke, por ky procesi nuk përparoi, pasi pala shqiptare në atë kohë dëshironte që Greqia të merrte eshtrat e ushtarëve të saj të vdekur që do të gjendeshin, siç ishte rasti me Italinë, por Athina i mbijetoi këtij problemi me një deklaratë, në 1987, të Zëvendës Ministrit të Jashtëm të asaj kohe Karolou Papoulias – i cili në një vizitë zyrtare në Argyrokastro shkoi në Kleisoura dhe vuri lule në një varr të improvizuar – se “Grekët kanë vdekur në vendin e tyre”. Çështja më pas do të ngrihet dhe debati do të ringjallet pas rënies së regjimit, duke kulmuar në nënshkrimin e marrëveshjes së vitit 2009.

25 Mars 2010 fillojnë punimet

Qeveria aktuale miratoi shpronësimin të pasurive të paluajtshme pronë private, që preket nga ndërtimi i varrezave të 578 ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941 në Manastirin e Shën Nikollës në Këlcyrë.

Varrezat greke në Këlcyrë u ndërtuan pas marrëveshjes mes Tiranës dhe Athinës në 25 mars të vitit 2010 në kohën e qeverisë Berisha për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941.ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010.

Që prej nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë në vendin tonë janë varrosur 1050 ushtarë grekë, nga të cilët 950 në Këlcyrë dhe 100 në Bularat.

Aktualisht varrezat e ushtarëve grekë në territorin shqiptar gjenden në Bularat, Përmet, Këlcyrë, Çiflig të Korçës dhe në Boboshticë.

E mira do te ishte qe ambasadoret që janë në Shqipëri të heshtin pasi problemi dëmton vetëm vendin tone dhe jo vendin e tyre.