Aksidenti në Lezhë, përplasen dy motoçikleta, plagoset një prej drejtuesve

109
Sigal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjinit. Dy motoçikleta janë përplasur e për pasojë është plagosur një prej drejtuesve, rreth 70 vjeç.

Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës, ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.