Investimet/Për 3 muaj, qyteti e rrethinat, ujë pa ndërprerje

340
Sigal

KUÇOVË/Drejtori Ujësjellësit: Kemi ulur shpenzimet 30%, s’kemi asnjë borxh, kemi shtuar investimet

Në më pak se dy muaj, qyteti i Kuçovës e rrethinat do të kenë ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerje, duke zgjidhur kështu një problem të mprehtë jetik. Këtë e konfirmon për gazetën “Telegraf”, Nazmi Sula, Kryetar i Bashkisë së Kuçovës. “Sigurimi i ujit të pijshëm ka qenë përherë një problem i mprehtë për qytetin tonë. Kohët e fundit, falë investimeve nga të ardhurat, shkurtimin e shpenzimeve të tjera dhe financimit jo shtetëror, po shkojmë drejt realizimit të objektivit: ujë të pijshëm për 24 orë pa ndërprerje për banorët e qytetit dhe fshatrave përreth, që furnizohen nga e njëjta linjë”,- shton ai. Ai shton se muajt e fundit, një nga masat konkrete që ka sjellë shtimin  të ardhurave, është ulja e shpenzimeve. “Gjatë këtyre muajve ne kemi ulur shpenzimet në masën 30%. Në këtë mënyrë, nga të ardhurat e siguruara kemi bërë shlyerjet, duke mos pasur asnjë detyrim ndaj shtetit. Gjithashtu, kjo ndërmarrje ka akumuluar dhe një shumë të ardhurash, të cilat do të përdoren si për qëndrueshmërinë e rrjetit, ashtu dhe për shtimin  kapacitetit prurës”,- shton Sula. Po ashtu, janë vënë në funksion dhe ujësjellësit e fshatrave, gjë që ka sjellë shtimin  prurjeve. Më tej ai shton se, “në të gjithë ujësjellësit e fshatrave, si ai i Kozares, Çiflikut, Goratit, Gegës, janë bërë investime dhe është shtuar përkujdesja, duke i mbajtur vazhdimisht në punë”. Në rrjetin ujësjellës janë bërë investime si zëvendësim të tubacioneve, disiplinim të prurjeve, rikonstruksion i rezervuarëve për të evituar humbjet në maksimum, ndërprerje e lidhjeve të paligjshme në rrjet, deri tek kompletimi i të gjitha familjeve dhe konsumatorëve të tjerë me sahate matës. Në këtë kuadër, për shtimin dhe efektivitetin në investime, një rol të rëndësishëm ka luajtur dhe financimi i qeverisë gjermane në disa projekte. Kjo është bërë edhe për të gjitha familjet e fshatrave. “Kishim një objektiv prej kohësh, e tani jemi në prag të realizimit të tij. Në fund të muajt janar 2014, ne do të sigurojmë ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët”,- përfundon Nazmi Sula, titullari i Ujësjellësit të Kuçovës.