Akademikët Anastas Angjeli dhe Adrian Civici prezantojnë librat e krizës në trojet shqiptare, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

227

Në Institutin Riinvest profesorët nga Tirana promovojnë tre libra për efektet post-Covid dhe luftën në Ukrainë

Sigal

Profesorët dhe akademikët nga Tirana, Anastas Angjeli dhe Adrian Civici, kanë promovuar tre libra me analiza të thelluara shkencore, studime, politika e reagimeve të shteteve e qeverive lidhur me efektet dhe pasojat dhe rrugëzgjidhjet si përgjigje ndaj Covid-19 dhe luftës në Ukrainë.

Promovimi i këtyre librave u bë në Institutin Riinvest në Prishtinë. Bashkëthemeluesi i këtij Instituti, profesor Muhamet Mustafa, me këtë rast tha se këto libra flasin në detaje për menaxhimin e krizave, duke e quajtur këtë periudhë të vështirë për të gjitha shtetet.

Sipas Mustafës, Kosova ka inflacionin më të lartë në rajon prej 20%, gjithashtu edhe ngecje në investime, për çka edhe po ndikon në rritjen ekonomike.

“Tre librat që kanë botuar profesor Angjeli dhe Civici paraqesin ndjekje të situatave që do të ballafaqohemi vitet në vijim sa i përket edhe Covidit. Askush nuk do të mund t’i ikë ndikimit të këtyre krizave”.

“Këto libra tregojnë për menaxhimin e krizave. Gjithashtu ne do të nënshkruajmë bashkëpunim ndërmjet Riinvest dhe Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Për Shqipërinë dhe mbarë botën koha kovidiane ishte një periudhë shumë e vështirë. Kriza energjetike, inflacioni, rritja e çmimeve shtoi edhe më shumë vështirësitë”.

“Rritja ekonomike, sipas Qeverisë, është 4.5%. Por inflacioni në Kosovë është 20%. Ne jemi ndër vendet që e kemi inflacionin më të lartë. Kemi edhe ngecje në investime publike që ka ndikim në uljen ekonomike”, -tha profesor Mustafa.

Bashkëautori i këtyre librave, profesori nga Universiteti Mesdhetar në Tiranë, Anastas Angjeli, tha se pandemia ka ndikuar në ekonominë edhe të vendeve më të zhvilluara.

Sipas tij, ndonëse Qeveritë kanë marrë masa, është e qartë se ekonomia po tronditet e çmimet e mallrave po rriten me shpejtësi të madhe.

Madje ai thotë se parashikohet që dimri do të jetë më i vështirë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore (LDB). Prandaj thotë se është i nevojshëm bashkëpunimi ndërmjet qeverive në përballimin e situatave siç është kriza me energjinë.

“Sot po prezantojnë tre librat për një problematikë shqetësuese jo vetëm për ekonomitë e Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe për ekonomitë globale. Në mbarë botën u shfaq fenomeni i Covidit dhe pasojat që filluan të ndjeheshin ishte kush do të ishte prioritet njeriu apo ekonomia. Kur filloi shfaqja e pandemisë diskutuam që pasojat që po vinin do të ishin të mëdha nga pikëpamja edhe ekonomike”.

“Ne shkruam dy libra ‘Ethet e Krizës’. Ndoqëm më shumë se 6 muaj dhe dolëm me prezantimit e librit të parë. U duk që qëndrimet e Qeverisë binin ndesh me ekonominë e tregut. Sot vazhdojmë të luftojmë me këtë armik te padukshëm. Tani jemi në prag të një sesioni të ri ekonomik. Mesazhi i parë është që ekonomia po tronditet, çmimet e mallrave po rriten me shpejtësi të madhe. Parashikohet që dimri do të jetë më i vështirë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Bashkëpunimi midis qeverive ka qenë shumë i mirë për përballimin e situatave siç është kriza me energjinë tani”.

Bashkëautori tjetër i këtyre librave, rektori i Universitetit Mesdhetar në Tiranë, Adrian Civici, sqaroi se tre librat tregojnë se çka ka ndodhur për dy vjet në ekonomi si shkak i pandemisë.

Edhe ai tha se është i domosdoshëm bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në këtë fazë të kapërcimit të inflacionit, raporton EO.

“Krizat janë një oportunitet, sepse është fatkeqësi që vjen. Në këto 3 vjet kemi përjetuar ndryshime drastike. Shekulli 21 po përfundon me Coronavirusin. Ne e kemi zor të perceptojmë këtë pjesë të ndryshimit çdo ditë. Duke filluar nga efektet e tërmetit erdhi edhe Coronavirusi”.

“Tani konflikti edhe në Ukrainë. Në gjithë këtë vorbullë edhe ne prekemi çdo ditë. Tre librat tregojnë çka ka ndodhur përgjatë 2 vjetëve në ekonomi. Edhe në libër ka shumë analiza që janë bërë me dinamikat e tregut të punës”.

“Për shkak të ndryshimeve dhe evoluimit që sollën këto dy kriza mund të kërkohen instrumente të tjerë për ta përballuar. Ka ardhur koha të shihet se çfarë ofron ekonomia e Kosovës dhe Shqipërisë. Ne mund të kemi trashëguar një hartë të dy vendeve, por problemi është si mund t’i bashkojmë se çka na jep ky burim në fushën energjetike dhe minerale. Problemi i inflacionit trajtohet si fenomen monetar. Inflacioni nuk ulet, por stopon aty ku është”.

Në fund të këtij promovimi Sejdi Osmani, kryetar i Bordit të Institutit Riinvest dhe Adrian Civici, rektor i Universitetit Mesdhetar në Tiranë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Akademik Skënder Gjinushi nënshkruan marrëveshjen me Universitetin e Tetovës dhe atë shtetëror “Nën Tereza” të Shkupit. Vizitë edhe në Gjilan


Zv. Kryeministri Grubi në përshëndetjen e tij u shpreh se librat janë një event dhe kur këto shkruhen dhe prezantohen nga akademikët janë ngjarje që duhen marrë në konsideratë dhe duhet mësuar prej tyre.

Gjatë kësaj vizite u organizuan takime për të zgjeruar bashkëpunimin mes institucioneve akademike dhe universitare. Takimi i pare ishte me Rektorin e Universitetit të Tetovës Prof.Dr. Vullnet Ameti, ku dhe u nënshkrua marrëveshje e bashkëpunimit midis dy institucioneve.
Dy nënshkruesit vlerësuan në krye traditën e bashkëpunimit që prej fillimeve të UT.
Akad. Skënder Gjinushi theksoi se me miratimin e ligjit të ri për Akademinë e Shkencave janë krijuar hapësira të mëdha juridike për pjesëmarrjen e studiuesve të suksesshëm shqiptarë kudo që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në struktura të ngritura pranë Akademisë, si komisionet e përhershme dhe njësitë e qendrat kërkimore-studimore.
Profesor Angjeli dhe Rektori Ahmeti rane dakord për zgjerimin e bashkëpunimit duke nënshkruar një marrëveshje mes Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe Universitetit të Tetoves.

Akademikët zhvilluan një takim të rëndësishëm në Universitetin Nënë Tereza në Shkup. Ata u priten nga rektori Prof.Dr. Izet Zeqiri.Rektori Zeqiri në emër të UNT-së pranoi donacion afër 700 botime shkencore dhuruar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

UNT dhe ASHSH nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit e cila ka për qëllim rregullimin e bashkëpunimit ndërinstitucional midis Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe Akademisë së Shkencës të Shqipërisë, si dhe midis strukturave përbërëse të tyre duke përcaktuar prioritetet themelore të bashkëpunimit dhe mënyrën e zbatimit të tyre, mbështetur në legjislacionin në fuqi e në parime të gjithëpranuara dhe në interesa të përbashkëta.
Gjithashtu një takim mjaft i frytshëm u zhvillua me Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut Akademik Ljupčo Kocarev. Bashkëpunimi, pikat e përbashkëta, shkëmbimet e përhershme ishin pikat ku u dakordësuan palët në këtë takim.

Triologjia e librave mbi krizat, pas Prishtinës, është ndalur në Shkup dhe në Strugë.

Akademikët Angjeli dhe Civici, President dhe Rektor të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë ishin të ftuar në aktivitetin prezantues i zhvilluar në Komunën e Çairit.
Të pranishëm ishin zv. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi, Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Jeton Shaqiri, rektori i Universitetit Nënë Tereza në Shkup z. Izet Zeqiri, përfaqësues të komunës së Çairit, profesorë dhe studentë.
Ishin të pranishëm kryetari i Akademisë së Shkencave z. Skënder Gjinushi, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë z. Fatos Reka, etj.

Moderatori i këtij bashkëbisedimi rektori Zeqiri u shpreh se në këto vëllime nuk gjenden vetëm analiza të zhvillimeve të situatave në krizat e kaluara në vitet e fundit por përmes deduksioneve shkencore parashikohen dhe kriza të afërta siç është dhe kriza energjitike që po vjen.

Zv. Kryeministri Grubi në përshëndetjen e tij u shpreh se librat janë një event dhe kur këto shkruhen dhe prezantohen nga akademikët janë ngjarje që duhen marrë në konsideratë dhe duhet mësuar prej tyre.

Presidenti i UMSH, Akademik Prof.Dr. Anastas Angjeli, duke falenderuar pjesëmarrësit u shpreh se detyra jonë në kohën që u ndodhëm përballë krizave ishte jo vetëm vëzhgimi pasiv por analiza e thellë dhe konkludive e këtyre ngjarjeve duke krijuar një matricë udhëzuese edhe për situata të tjera të ngjashme. Shpresoj dhe besoj se kësaj ia kemi arritur. Puna jonë vazhdon.

Takimin e përshëndetën Ministri Shaqiri dhe përfaqësues të Komunës së Çairit.
Në fjalën e tij Rektori i Mesdhetarit, Prof.Dr. Adrian Civici u shpreh se nëse sheh krizat në tre vëllime duket si një situatë paniku. Brendësia tregon qartasi se cilat janë mundësitë që krizat të menaxhohen dhe zgjidhen sa më mirë duke krijuar dhe përvoja për të ardhmen.
Edhe në Strugë në mes studentëve dhe pedagogëve, të ftuarve të tjerë u prezantua triologia mbi krizat.

Organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugës dhe Komuna e Strugës, në formë të një bashkëbisedimi informues, shkëmbimi i mendimeve dhe ideve në mes autorëve dhe pjesëmarrësve ishte i frytshëm.

Në takim merrte pjesë Kryetari i Komunës z. Ramiz Merko, Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Jeton Shaqiri, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës z. Agim Krasniqi dhe Kryetari i Bordit të UNS Armend Kadriu.
Bashkëbisedimin e hapi sekretari i Universitetit Ndërkombëtar i Strugës, z. Guximtar Rushani.

Akademikët bënë një bisedë shpjeguese mbi efektet e krizave, inflacionin dhe “rikthimin” në normalitet. Ata ju përgjigjën pyetjeve të të interesuarve lidhur me krizat por masat që duhet të marrë secili individualisht pa pritur përherë një zgjidhje nga institucionet.
Në përfundim të aktiviteteve të dy akademikët dhuruan librat e tyre për pjesëmarrësit.