Ditën e marrëveshjes së 17 majit Rama-Basha, kompania e lobimit të PS kontaktoi 4 herë Donald Lu

129
Sigal

Partia Socialiste ka paguar kompani lobimi në vitin 2017 për të ndikuar te ambasadori i atëhershëm Donald Lu.  

Në dokumentin që i takon vitit 2017, rezulton se lobistët e PS të cilët ishin paguar 140 mijë dollarë, kanë pasur kontakte të vazhdueshme me Lu.

Për të arritur suksesin në lobimin e saj, kompania “Ballard Partners”, kontraktoi si konsulent dhe ndërmjetësues ish-kongresmenin demokrat Robert ëexler.

Ditën që Basha dhe Rama firmosën marrëveshjen e 17 majit, kompania lobuese Balard ka kontaktuar 4 herë ambasadorin e SHBA, Donald Lu.

Image

Romir Saraçi zbardhi detaje nga kontrata e PS me Ballard dhe kontaktet e këtij të fundit me Donald Lu, në mënyrë që ky i fundit të shprehte në publik qëndrimet që i interesonin Edi Ramës për Reformën në Drejtësi dhe çështje të tjera politike.

“Për lobimet në SHBA paguhet për të lobuar te zyrtarët e lartë kongresmenë. Kurse në këtë rast bëhet një pagesë, është pajtuar Ballard, është marrë si konsulent Robert Wexler, ish-kongresmen republikan, ka mbajtur kontaktet me ambasadorin Donald Lu. Puna më e rëndësishme e tij ka qenë në datën 17 maj. Atë ditë ka qenë ditë mjaft intensive për ambasadorin e SHBA, që ka bërë takime për 2-3 orë me Bashën në selinë e PD, nga aty shkoi në Kryeministri ku ka qëndruar disa orë të tjera dhe në fund erdhi ky takimi i Ramës me Bashën që ishte i papritur atë ditë për të gjithë gazetarët. Janë të deklaruara nga Ballard që atë ditë Robert Wexler ka folur në telefon dhe email dhe specifikimi është për negociata mes partive politike përpara zgjedhjeve lokale dhe reformës në drejtësi. Pra është specifikuar edhe natyra e përmbajtjes së bisedës. 17 maj 2017, pra për zgjedhjet politike“, tha Saraçi.