Krimi në rrugë, maskat plagosin e vjedhin dy shqiptaro-amerikanë

492
Sigal

MALËSI E MADHE- Janë nisur për të përfunduar një krushqi, por dy shqiptaro-amerikanë kanë rënë pre e breshërive të maskave, duke u detyruar t’u japin 20 mijë eurot që kishin dhe t’u dorëzojnë automjetin me të cilin udhëtonin. Përballë krimit që nuk po i vihet ‘fre’, Martin Vushaj dhe Luigj Selmanaj kanë përfunduar të plagosur në spital, ndërsa policia si dhe në raste të tjera, është vënë në kërkim të autorëve. Sipas dëshmisë së dhënë nga të plagosurit, tre persona të maskuar dhe me kallashnikovë, u kanë zënë rrugën që të çon në Vermosh, përkatësisht në vendin e quajtur Grabom. Nën kërcënimin e breshërive të kallashnikovit, ata janë detyruar që të ndalojnë makinën. Tre të maskuarit, pasi i kanë qëlluar me thika (njëri prej viktimave ka 8 goditje), u kanë dorëzuar 20 mijë eurot që kishin. Ndërkohë, 3 të maskuarit kanë marrë automjetin e janë larguar, duke i lënë Vushajn e Selmanajn në mes të rrugës. Me gjithë statistikat zyrtare të kriminalitetit, kohët e fundit, janë evidentuar disa raste të grabitjes me maska nëpër rrugët e vendit.