ELBASAN -Zjarri “gllabëron” pyjet në fshatin Lugaxhi, flakët avancojnë drejt shtëpive

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor në fshatin Lugaxhi, në Njësinë Administrative Labinot Mal, në Bashkinë Elbasan.

Rreth orës 13:00, shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Elbasan është njoftuar nga banorët e zonës për rënien e zjarrit.

Sigal

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të masivit pyjor, zjarri po avancon në drejtim të zonës së banuar.

Forcat zjarrfikëse janë angazhuar në terren për izolimin e vatrave dhe për të frenuar përparimin e zjarrit. Terreni i vështirë dhe sipërfaqja e madhe e përfshirë nga flakët e bëjnë ndërhyrjen më të vështirë, ndërsa prioritet mbetet mbrojtja e zonës së banuar.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata po monitorohet në vijimësi për shkak të afërsisë së zjarrit me zonën e banuar.