Edi Rama dje në Vlorë për ndërtimet pa leje

679
Sigal

VLORË– I shoqëruar nga ministri i Mjedisit Lefter Koka, ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë për të ndjekur nga afër aksionin për prishjen e ndërtimeve pa lejë në bregdet që është ndërmarrë prej disa ditësh nga Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Rama, pasi ka shijuar fillimisht një kafe në një nga lokalet në bregun e detit, i shoqëruar nga ministri Koka nga prefekti Besnik Dervishi kanë inspektuar nga afër prishjet që u bënë në zonën nga Skela përgjatë shëtitores “Aulona”, e deri tek Uji i Ftohtë. Gjatë inspektimit në një hapësirë bregdetare rreth 3 km, drejtori i INUK, Zyhdi Dajti, i ka raportuar Ramës situatën konkrete, numrin e  objekteve pa lejë që janë prishur dhe të tjerë që janë në listë për t’u rrafshuar nga fadromat. Gjatë shëtitjes në zonën, ku vazhdonte puna për prishjen e ndërtimeve të paligjshme, Edi Rama ka takuar dhe biseduar gjatë me qytetarë të rastësishëm që ka takuar, por me gjithë insistimin e medies, nuk ka dhënë ndonjë prononcim. Herë pas here, Kryeministri Rama ka dhënë gjithashtu porosi drejtuesve të INUK-ut që po realizon operacionin. INUK, i mbështetur nga Policia e Shtetit, po vazhdon aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje përgjatë bregdetit, nga Skela në Ujë të Ftohtë në qytetin e Vlorës, për t’i hapur rrugë zbatimit të projektit të ndërtimit të një shëtitoreje të financuar nga qeveria shqiptare.