Alarmi i ndërkombëtarëve ‘zgjon’ policinë, kapen 841 kg drogë

449
Sigal

VLORË- Alarmi i ndërkombëtarëve për sasinë e madhe të drogës që trafikohet nga Shqipëria në Europë e kontinente të tjera, ka ‘zgjuar’ policinë lokale për kontrolle. Mësohet se, gjatë 24 orëve të fundit, blutë e bregdetit kanë sekuestruar një sasi prej 841 kg hashash, me destinacion Italinë fqinje. Po sipas burimeve zyrtare, dhe ky operacion është bërë në bashkëpunim me ‘Delta Force’. Droga është bllokuar në vendin e quajtur ‘Gjiri i Grames’. Ajo ishte e paketuar në 20 çanta e 38 thasë. Si në shumë raste të tjera, trafikantët kanë mundur të largohen dhe për momentin mbeten anonimë.