I shpëtoi atentatit, zbardhet dëshmia e 25-vjeçarit në Shkodër/ Çfarë tha në polici?

107
Sigal

“Nuk i njoh autorët, isha duke shkruar në shtëpi”. Kështu ka deklaruar në polici Alban Bruçi, i cili i shpëtoi një atentati në Shkodër.

Ngjarja ndodhur mbrëmjen e kaluar, rreth orës 21:30. Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani” në Shkodër. Autorët qëlluan me breshëri në drejtim të mjetit ti “Audi”.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 predha.

Asnjë prej plumbave nuk e ka kapur të riun, i cili ishte në makinë. Pas ngjarjes ia ka shkuar në polici, ku edhe ka denoncuar.

Në dëshminë e tij, Bruçi ka thënë se nuk ka konflikte dhe se nuk e ka idenë se kush mund ta ketë qëlluar.

Policia nuk ka arritur të identifikojë autorët, ndërkohë që vijon hetimet për zbardhjen e plotë.

Bruçi është arrestuar në vitin 2016-të se ka plagosur një person me armë.