Shorti i Ligës së Europës/ Nuk mungojnë emrat prestigjiozë, goglat mund të rezervojnë surpriza

122
Sigal

Liga e Europës do të njohë grupet e saj për këtë sezon të ri, me shumë skuadra të mëdha që do të kërkojnë triumfin, por edhe me ekipe që do të tentojnë surprizën.

Favoritët kryesorë për të triumfuar në këtë kompeticion janë padyshim Roma, Mançester Junajtid dhe Arsenal, por nuk duhen lënë pa përmendur dhe skuadra si Lacio, Monako, PSV, Real Betis etj.

Skuadrat janë të ndara në katër vazo, sipas koeficienteve të UEFA-s dhe ndarja e grupeve do të jetë e njëjtë si ajo në Ligën e Kampionëve, ku ekipet nga i njëjti shtet nuk do të lejohen të luajnë kundër njëra-tjetrës.

VAZO 1: Roma, Mançester Junajtid, Arsenal, Lacio, Braga, Crvena Zvezda, Dinamo Kiev, Olimpiakos.

VAZO 2: Fejnord, Ren, PSV, Monako, Real Sociedad, Karabag, Malmo, Ludogorets.

VAZO 3: Sherif, Betis, Midtjylland, Bodo/Glimt, Ferençvarosh, Union Berlin, Fraiburg, Fenerhbaçe.

VAZO 4: Nant, HJK, Sturm, AEK Larnaca, Omonoia, Zyrih, St. Zhilloise, Trabzonspor.