Rama refuzoi të komentonte hetimin ndaj tij, Meta: Për të spostuar vëmendjen nga superafera e Portit të Durrësit dhe inceneratorëve

131
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me hetimin që SPAK ka nisur ndaj tij.

Edhe pse Rama sot nuk komentoi këtë hetim, gjatë konferencës që pati me kryeministrin e Luksemburgut, Meta tha se e gjitha kjo bëhet për të tërhequr vëmendjen nga inceneratorët dhe superafera e Portit të Durrësit.

Reagimi i Metës:

Hetimet tona vazhdojnë të thellohen dhe rëndohen jo vetëm për aferën e zezë të inceneratorëve, jo vetëm për superaferën e Portit të Durrësit kosto e të cilit mund të shkojë deri në 5 miliardë euro për taksapaguesit durrsakë dhe shqiptarë, por edhe për shumë afera të tjera, garant dhe përfitues kryesor i të cilave është Ramoviçi dhe për të cilat do të përgjigjet deri në një.

Përpjekjet e dëshpëruara për të keqpërdorur “krijesat” e Partisë në drejtësi për të spostuar vëmendjen e opinionit publik me “hetime” qesharake ndaj drejtuesve të opozitës tregojnë vetëm përpëlitjet e fundit të regjimit kriminal për të shtyrë me ditë dhe javë llogaridhënien e tij të pashmangshme.

Krijesat e Partisë që marrin urdhra në Kongresin e partisë-shtet veç forcojnë bindjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm se janë një seksion i Rilindjes dhe përgjegjëse po sa ajo për korrupsionin galopant dhe lidhjet e krimit me politikën. Monopolin e Drejtësisë e ka vetëm Populli i Shqipërisë dhe ai do të jetë Gjykatësi më i drejtë shumë shpejt.

Ndërkohë sot në ora 14:00 kam kënaqësinë të jem në lidhje live me Ola Brukon në NEËS 24, duke ju ftuar të gjithëve sipas mundësive të më ndiqni.