Engjëll Musai: Basha nëse mendon se ka shumicën, të shkojë në zgjedhje! PD del nga kriza vetëm nëse…

277
Sigal

Drejtori i gazetës “Telegrafi”, Engjëll Musai i ftuar në “Fax News” ka folur për krizën brenda Partisë Demokratike dhe për atë çfarë pritet të ndodhë në protestën e 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë blu.

Musai tha se Kuvendi i 11 dhjetorit i organizuar nga Berisha ishte më transparent krahasuar me Kuvendin e 18 dhjetorit pasi janë bërë publike gjithë emrat e delegatëve që morën pjesë. Sipas Musait, nëse Basha mendon se ka shumicën të dalë të zgjedhje dhe ta vërtetojë.

“Ne e hodhëm poshtë në 1990 sot më duket situatë qesharake dhe kjo situatë është krijuar njësoj si në kohën e PPP, ku opozitës nuk u jepnin seli, as akses në mediat. U censuroi pushteti atëherë, ne do të kthehemi pas 30 vite? Kemi 30 vit nuk po ndërtojmë një demokraci të pastër, të paktën në parime, s’po them të kemi demokraci apo ekonomi si perëndimi.

Në sisteme feudal njerëzve u merreshe taksa dhe tatimi me dhunë kurse në sistemin kapitalist njerëzit paguajnë vetë taksat edhe detyrimet. Ku është diferenca mes këtij sistemi demokratik dhe asaj komunist? Është njësoj, këtu s’ka referendume prandaj ndodhin këto situata. Tek ne nuk pranojnë zgjedhjen direkt nga populli, presidenti duhet të zgjidhet me votë popullore.

Nesër? Njerëzit e mençur dhe me logjikë duhet të mos joshen dhe mos gënjehen nga individë të jashtëm apo të brendshëm. Ata që për interesat e tyre nuk pyesin për interesat e kombit. PD duhet ta zgjidhë cështjen në mënyrë fine dhe me një lloj dashurie të ngurtë mes veti, duke mos futur në përcarje anëtarët të cilët janë të shenjtë. Berisha e kishte më transparent Kuvendin me emra me kartë ID gjitha, kurse Kuvendi i Bashës nuk bëri publik emrat. Mi jep emrat ti shikojmë, këta nuk e bëjnë, Berisha ti nxori me firma me numra me karta gjithçka transparencë. Bardhi nuk jep lista, pse nuk i nxjerr sepse nuk ka. Ata duan të krijojnë iluzione me numrat që nuk i kanë. Nëse janë të kapur ata janë fatkeqësi kombëtare.

Si do të procedohet sepse Basha ka vulën dhe regjistrimin në KQZ?
“Nëse pretendon se unë kam shumicën dhe pretendon atëherë më 22 mars mund të vejë në zgjedhje dhe kush del i pari fiton, nëse ti nuk pranon votimin, ti ke frikë të përballesh me qytetarët sepse ke frikë. Nëse nuk merr voitbesimin e tyre atëherë duhet të ikë, duhet të krijojë fraksionin e brendshëm sic është në partitë e tjera perëndimore. Aty janë një grup i papërgjegjshëm, janë të urdhëruar të ecin me këtë strategji.